SHBA i japin fund bisedimeve direkte për arritjen e një armëpushimi në Siri. Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se Rusia nuk ka përmbushur detyrimet e saj, dhe se SHBA ka bërë gjithçka për t’i dhënë fund dhunës në Siri.
Një seri takimesh mes John Kerryt dhe ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, përfundoi pa rezultat.
Nuk ka qenë “vendim i lehtë”, ka thënë zëdhënësi i State Department John Kirby. Reagimi i SHBA-së vjen pas kërkesës së Vladimir Putinit me kushte për zbatimin e mëtejshëm të marrëveshjes së plutoniumit.
Presidenti rus, Vladimir Putin ka kërkuar të hënën (03.10) nga qeveria amerikane në Washington heqjen e të gjitha sanksioneve të vendosura kundër vendit të tij, si edhe tërheqjen e ushtrisë amerikane nga vendet e NATO-s në Europën Lindore. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov. Në rast të kundërt Rusia nuk do t’i përmbahet më marrëveshjes së vitit 2010 me Shtetet e Bashkuara për eliminimin e plutoniumit të aftë për ndërtimin e armëve atomike. Një dekret i posaçëm presidencial për këtë i është ofruar ndërkohë parlamentit rus.
Me këtë kusht, Moska e forcon kursin e konfrontimit me Uashingtonin. Qeveria ruse vërtet e ka kritikuar gjithmonë zgjerimin e NATO-s në drejtim të Lindjes, por kësaj here ajo i ka lidhur premtimet për çarmatimin atomik me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga vendet partnere të NATO-s në Lindje. Në dekretin e Moskës bëhet fjalë për “veprime jomiqësore të SHBA-së” kundër Rusisë dhe për kërcënimin e stabilitetit.
Vetëm kur Washingtoni t’u japë fund aksioneve “jomiqësore”, mund të vazhdojë zbatimi i marrëveshjes për eliminimin e plutoniumit, ka bërë të ditur zëdhënësi, Dmitri Peskov. “Rusia nuk e ka më të mundur, të vazhdojë e vetme zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha ai. Moska ka ngritur reparte, në të cilat kryhet shndërrimi i plutoniumit aktiv në lëndë djegëse për centrale civile atomike. Por SHBA nuk e ka ndërmarrë këtë hap, sipas Moskës. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Luftë” brenda Kontinentit të Vjetër – liderët evropianë po garojnë kush do të jetë ‘zëri’ i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës – çfarë duhet të dijmë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë
"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë
Përgjysmohet numri i koreano-veriorëve në Kursk - tërhiqen nga fushëbeteja pas humbjeve të mëdha
Ekspertët e BE-së paralajmërojnë për kalimin e gripit të shpendëve te njerëzit - a po krijohet rreziku për një pandemi tjetër?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve