LAJMI I FUNDIT:

Rrugët si “arenë gladiatorësh”, Ligji i ri vetëdijeson shoferët

Rrugët si “arenë gladiatorësh”, Ligji i ri vetëdijeson shoferët

Numri i madh i aksidenteve në komunikacionin rrugor që shkaktohen nga faktorë të ndryshëm, lënë për pasojë një numër të madh të viktimave dhe dëmeve tjera. Sipas të dhënave të Policisë, nga viti 2002, në aksidente të trafikut rrugor, kanë humbur jetën 2 118 persona, ndërsa kanë ndodhur 225 571 aksidente. Këto shifra konsiderohen alarmante nga Policia dhe nga ekspertët e sigurisë.

Mbi 70 persona kanë humbur jetën në aksidentet në komunikacion vetëm gjatë tetë muajve të fundit. Në periudhën janar-gusht të vitit 2016, sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur gjithsej 12 776 aksidente në trafikun rrugor, me fatalitet kanë qenë 65 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 71 persona.
Kurse, nga 1 deri më 22 shtator kanë humbur jetën 7 persona, që krahasuar me muajin shtator 2015 kanë humbur jetën 23 persona.
Ndërkaq, gjatë vitit 2015 kanë ndodhur gjithsej 17 722 aksidente në trafikun rrugor. Prej tyre me fatalitet kanë qenë 117 aksidente, ndërsa kanë humbur jetën 129 persona.

Numri i madh i aksidenteve po shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, por një pjesë e madhe e tyre po ndodhin si pasojë e gjendjes së keqe teknike të automjeteve. Vlerësohet nga publikime të ndryshme se aksidentet ndodhin për disa faktorë, por më kryesori faktori njeri ngasësi-këmbësori, gjendja teknike e automjetit, infrastruktura rrugore, faktorët klimatikë dhe faktorët tjerë, kështu theksohet në hulumtime të ndryshme.


Ligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor, i cili gjatë muajit shtator ka hyrë në fuqi ka paraparë gjoba mjaft të larta për shoferët që bëjnë shkelje në komunikacion. Me ligjin e ri gjobat për shkelje të rregullave të komunikacionit shkojnë deri në 900 euro. Në mungesë të patentë shoferit gjatë vozitjes një pjesëmarrës në komunikacion do të dënohet me nga 200 deri në 1 500 euro.

Gjithashtu edhe nëse shpejtësia e lëvizjes brenda zonës urbane lëviz me mjet me shpejtësi mbi pesëdhjetë (50) km/h mbi shpejtësinë e lejuar, të përcaktuar me rregulla të përgjithshme, atëherë dënohet për “Kundërvajtje” me gjobë prej 300 deri në 900 euro, ku përveç gjobës atij i shqiptohet masa mbrojtëse “Ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik” në kohëzgjatje prej së paku një (1) viti, si dhe i shqiptohen pesë (5) pikë negative.
Ndërkaq për këmbësorët që kalojnë rrugën jashtë vendkalimeve ku nuk është e lejuar, atëherë dënimi do të jetë 20 euro.

Eksperti i komunikacionit Njazi Kusari, ka thënë për Ekonomia Online, se ligji është dashur të hyjë në fuçi më herët .“Ballkanasit, nuk vetëdijesohen pos në rast se ia zbrazni gjepin. Jam dëshmitar i një risie shumë të madhe, pasi që u aplikua ky ligj dhe erdhi radha me udhëtuar natën me një distancë gjatësore nëpër territorin e Kosovës dhe nuk mund ta paramendoni çfarë vetëdijesimi shoferëve, ishte kënaqësi e madhe t’i ngisni mjetit në atë disiplinë. Mirëpo, unë mendoj që ne duhet të vetëdijesohemi. Vetëdijesimi i shoferëve nuk është vetëm patentë shoferi, vetëdijesimi, kultura, toleranca duhet të rrjedhë prej familjes, ajo mandej vazhdon në shkollim edhe pastaj me patentë shofer”, thotë ai.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se Policia e Kosovës, ka marr të gjitha masat për implementimin e ligjit të ri në komunikacionin rrugor.
“Vetëm për 24 orët e fundit në policinë e Kosovës janë regjistruar 44 aksidente të trafikut prej tyre me të lënduar janë 18 ndërsa 25 aksidente janë pa lëndime por vetëm me dëme materiale. Kurse tiketat e trafikut gjatë kësaj periudhe 24 orësh kemi 808 tiketa të trafikut për kundërvajtje të ndryshme”, theksoi ai.
Hoxha njofton se vetëm për gjashtë mujorin e kaluar, prej janarit e deri në gusht janë regjistruar 65 aksidente fatale me 71 persona të vdekur, kurse 4 208 aksidente, kurse 8 292 persona janë lënduar, ndërkaq aksidente me dëme material janë 8 503 sosh. Tiketa të shqiptuara gjatë kësaj periudhe janë 12 776. /EkonomiaOnline/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori