Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguar pasi Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur të shqyrtojë projektligjin për Trepçën, duke thënë se kjo nguti e trajtimit të shpejtë të projektligjit në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet, përveç nëse duan ta miratojnë Ligjin shpejt e shpejt për ta fshehur përmbajtjen e tij. Ai ka shkruar në facebook se nëse ligji për Trepçën është në interes të Kosovës, atëherë nuk duhet të fshihet. Postimin e plotë në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni më poshtë.
“Kryesia e Kuvendit sot paska vendosur që Kuvendi i Republikës së Kosovës ta shqyrtojë të premten në lexim të parë Projektligjin për Trepçën, dhe pastaj të hënën ta përfundojë leximin e dytë, dhe të miratohet ligji në tërësi. Ndërkohë që projektligji ende nuk është diskutuar as në Qeveri dhe nuk ka asnjë informatë të vetme për përmbajtjen e tij. Përveç deklarimeve të kota të Kadri Veselit e Isa Mustafës se ligji do të jetë në përputhje me interesat e Kosovës.
Historia na mëson që duhet të jemi tejet të shqetësuar dhe të vëmendshëm sa herë që këta të dy pretendojnë se po e mbrojnë interesin e Kosovës.
Aq me tepër më shqetëson, dhe më bën të dyshoj, ngutia e trajtimit të projektligjit. Është e vërtetë se Trepça rrezikon të futet në proces të likudimit më 2 nëntor nëse ajo mbetet nën AKP-në. Tërheqja qyqare e Mustafës, Thaçit e Veselit në janar të vitit 2015 nuk e shpëtoi Trepçën, siç pretendojnë, por ia vazhdoi asaj amullinë dhe kërcënimin.
Kjo nguti e trajtimit të shpejtë të projektligjit në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohet. Përveç nëse po duan ta miratojnë Ligjin për Trepçën shpejt e shpejt për ta fshehur përmbajtjen e tij. Çka po fshehin? Prej kujt po e fshehin? Më mirë thënë, prej kujt po frikësohen? Nëse projektligji qenka në përputhje me interesat e Republikës së Kosovës, ekonomisë sonë, në interes të minatorëve, atëherë pse po u dashka të fshihet?” (sic.), ka shkruar Ymeri. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit