Njohësi i çështjeve politike, njëherit drejtor në Institutin Riinvest, Lumir Abdixhiku, thotë se politika kosovare, vazhdon të trajtojë tema të rendit të dytë, duke i lënë anash temat me të cilat përballen çdo ditë qytetarët e këtij vendi, siç janë: papunësia, shëndetësia e edukimi.
Ai thotë se, “opozita parlamentare është larg artikulimit të pakënaqësive qytetare. Andaj qytetarët janë distancuar nga kjo opozitë, e cila po zgjedh forma radikale për të kundërshtuar procese. E këto forma, po i bëjnë ata që janë përgjegjës për Kosovën të duken njerëz normal dhe institucional, para qytetarëve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar”.
Abdixhiku thotë se përplasjet partiake, po i kthehen Kosovës në kosto për vetë qytetarët e saj.
“Kam përshtypje se jemi futur në këto dy vitet e fundit, në një rrugë të përballjeve partiake, të cilat po trajtojnë tema të rendit të dytë, të brengave të familjeve kosovare. Së paku për këto dy vite nuk është trajtuar asnjëra prej temave që një familje kosovare ka si problem, nisur nga shëndetësia, nga edukimi, nga punësimi. Nga përballja me varfërinë. Dhe mos marrja me problemet bazike të kosovarëve dhe fokusimi i gjithë diskursit politik në tema të tjera, fatkeqësisht e ka lënë Kosovën në Status Quo, në gjendje të vështirë politike, në procesin integrues, në procesin e konsolidimit të brendshëm ekonomik dhe në forcimin e shtetësisë së saj jashtë”, tha ai në një intervistë për Kosovapress.
Abdixhiku beson se për ta larguar këtë mënyrë të qeverisjes, duhet ndryshuar opozitën, e cila me veprimet e saj vetëm sa po ia zgjatë jetën këtij pushteti. Ai thotë se është i pakënaqur me qeverisjen në vend, dhe kjo vërehet edhe nga reagimet e qytetarëve. Megjithatë, ai thotë se vetë qytetarët po ashtu janë distancuar edhe nga mënyra se si po funksionon opozita në Kosovë, e cila po zgjedh forma jo demokratike në kundërshtim të problemeve madhore.
“Detyrë e opozitës është që këtë pakënaqësi qytetare ta kanalizoj, nëpërmjet artikulimeve institucionale. Por dhe ta përkthej në votë. Unë kam përshtypjen se opozita është shumë larg prej artikulimit të pakënaqësisë qytetare. Madje protestat e fundit kanë dëshmuar një distancim të qytetarëve me opozitën. Pikërisht për shkak se opozita ka vendosur të zgjedh forma tërësisht jo demokratike, të kundërshtimit të problemeve madhore të Kosovës. Dhe një opozitë e cila nuk arrin të artikulojë pakënaqësinë qytetare, pra këtë pakënaqësi që është, e zgjatë jetën e klasës së tanishme politike në Kosovë. Pra sado që duket paradoksale, për të larguar këtë mënyrë të qeverisjes në Kosovë, duhet ndryshuar opozitën kosovare. Pa ndryshim të opozitës kosovare, do ta kemi tërësisht të pamundur ndryshimin e mënyrës së qeverisjes dhe politike bërjes në Kosove. Përkundrazi, format radikale të opozitë bërjes vetë m se po i bëjnë ata që janë përgjegjës për Kosovën, të duken normal dhe njerëz institucional, edhe para qytetarëve të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar”, tha ai.
Sipas Abdixhikut, afera ‘Pronto’ ka dëshmuar se në Kosovë, është kapur shteti në çdo segment të tij, duke filluar nga hetuesia prokuroria, policia, komisionet e bordet. Por si tragjike ai sheh mungesën e konsolidimit shoqëror për të refuzuar një sistem të tillë.
“’Pronto afera’ e ka dëshmuar se ky sistem çfarë kemi, aq sa kemi ditë, sepse ka qenë një e vërtetë publike, sepse është i kapur në çdo segment të tij. Pra janë të kapur gjyqtarët. Janë të kapur prokurorët, hetuesia, policia, komisionet, bordet. Secili institucion që vjen me shtet e pushtet, sot është i kapur në Kosovë. Nga të njëjtit nuk kanë as vullnet as mundësi për të bërë ç ’kapjen dhe për të bërë reformimin e Kosovës. Sepse ç ‘kapja dhe reformimi do të thotë largimi i tyre. Dhe nuk shoh që këta do të largojnë veten. Por është tragjike, që kemi mungesë të konsolidimit shoqëror, për të refuzuar një sistem të tillë si të mirëqene dhe për të kërkuar llogaridhënie nga të gjitha institucionet tjera, që duhet të jenë të pavarura, duke filluar nga prokuroria, hetuesia dhe gjyqësia. Duhet në radhë të parë ti mbajnë përgjegjës këta individë, për veprat e tyre penale, që i kanë bërë nëpër vi te. Por të njëjtit duhet të largohen jo me vullnetin e mirë të tyre, sepse nuk e bëjnë një gjë të tillë. Por duhet të largohen nga një riorganizim qytetar, qoftë nëpërmjet artikulimit politik, por edhe përmes artikulimit të pakënaqësisë qytetare në forma të ndryshme”, tha ai.
Abdixhiku madje thotë se qytetarët e këtij vendi kanë mbetur pa alternativë dhe se të gjitha sondazhet e fundit dëshmojnë që shumica e qytetarëve nuk do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, pasi që janë të dëshpëruar me klasën politike aktuale në Kosovë.
Ai e sheh si problem edhe shkallën e lartë të korrupsionit dhe mos luftimin e tij. Abdixhiku thotë se korrupsioni po bëhet normë shoqërore dhe kulturë e jetesës së qytetarëve të vendit.
“Korrupsioni gradualisht po bëhet pjesë e jetesës sonë. Një formë e kulturës të jetesës kosovare. Po bëhet një normë shoqërore në Kosovë edhe që do të bëhej një problem i madh. Sepse çrrënjosja e një mënyre të jetesës, nëse korrupsioni do të bëhet normë shoqërore, do të jetë shumë më e vështirë se sa ka qenë deri më tani. Deri më tani ka qenë kryesisht i koncentruar rreth prokurimit publik, tenderëve. Pra ka qenë më pak i shfaqur tek institucionet tjera. Por gatishmëria e qytetarëve, për të qenë pjesë e rregullave korruptive, e rrit ofertën dhe kërkesën për korrupsion. Kjo ndodh se nuk ka pasur luftë ndaj korrupsionit. Nuk ka pasur ndëshkushmëri”, tha Abdixhiku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A