LAJMI I FUNDIT:

Raporti sekret për drogën: Policët korrin kanabisin dhe ua kthejnë kultivuesve

Raporti sekret për drogën: Policët korrin kanabisin dhe ua kthejnë kultivuesve

Raporti sekret për kultivimin e kanabisit në Shqipëri jep të dhëna tronditëse për përfshirjen e policisë në bashkëpunim me trafikantët e drogës. Raporti mendohet se është përgatitur nga një bashkëpunim italo-gjerman.

Në dokumentin “Top secret” tregohet mënyra se si kultivuesit e drogës e marrin sërish kanabisin pas ndërhyrjes së policisë.

Institucionet ligjzbatuese italiane dhe ato gjermane kanë marrë informacione, për një formë që drejtues të ndryshëm të policisë përdorin për të mbrojtur kultivuesit dhe trafikantët e bimës narkotike kanabis-sativa.


“Policitë lokale në bashkëpunim me FNSH, megjithëse bëjnë aksione ku shihen prerjet e bimës narkotike, nuk bëjnë asgjësimin e saj me djegie, që të sjellin shkatërrimin e plotë të bimës narkotike. Në këtë mënyrë vijojnë raportet e këtyre institucioneve, Drejtuesit e Policisë në qendër të aksioneve në terren, favorizojnë në një formë të sofistikuar kultivuesit dhe drejtuesit e tyre, trafikantët, ku në çdo rast vetëm bëjnë prerjen e bimës narkotike dhe jo asgjësimin e plotë të saj. Pas prerjes dhe lënies në vend për disa orë, bima thahet dhe kjo ia lehtëson punën kultivuesve të cilët menjëherë pas largimit të policisë bëjnë zhvendosjen dhe magazinimin e saj.” thuhet në raport.

Të arrestuarit i kanë shërbyer institucioneve ligjzbatuese gjermane edhe në rastin e evidentimit dhe më pas finalizimit me sukses të shkatërrimit të një grupi kriminal i cili kishte si qëllim përpunimin dhe prodhimin e kokainës në Shqipëri dhe më pas shpërndarjen e saj në Europën Veriore, kryesisht në Gjermani.

Informacionet e marra nga të arrestuarit e shumtë se tashmë Gjermania dhe vendet e Europës Veriore janë bërë tregu kryesor i trafikanteve të drogës nga Shqipëria kanë bërë që këto institucione ligjzbatuese të kenë një vëmendje më të madhe drejtë vendit tonë, si dhe të bashkëpunojnë me prokurorinë Shqiptare.

Gjatë kësaj periudhe është vënë re nga këto institucione (ligjzbatuese italo-gjermane) se vetëm në një përqindje të vogël të këtyre parcelave është bërë asgjësimi me djegie i kanabis-sativa dhe konkretisht djegia është bërë në parcelat e personave që nuk kanë paguar dhe nuk kanë lidhje me drejtuesit lokal të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, në këtë raport përmenden emrat e drejtuesve të policive në qarqe, apo në komisariate të caktuara, të cilët njihen për lidhjet e afërta me drejtuesit e ministrisë së Brendshme dhe që janë emëruar në këto poste pikërisht vetëm për këtë arsye. Këta drejtues janë persona të cilët direkt apo nëpërmjet ndonjë vartësi të tyre, mbajnë kontakte me kultivuesit dhe trafikantët në zona në të cilat operojnë/ Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë

Lajme
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport

Lajme
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese

Politikë
Kalo në kategori