LAJMI I FUNDIT:

Sonte mbahet manifestimi “Nata e bardhë”

Sonte mbahet manifestimi “Nata e bardhë”

Manifestimi tradicional “Nata e bardhë” do të mbahet sonte në Shkup. Në suaza të programit të pasur të paralajmëruar nga organizatorët e disa lokacioneve në qytet ku do të mbahen koncerte, ekspozita dhe performanca rrugore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në muzeun e Qytetit të Shkupit, Muzeu i artit bashkëkohor dhe Qendra kulturore rinore do të vendoset ekspozitë e madhe e “Pop-artit” amerikan. Bëhet fjalë për më shumë se 100 vepra grafike nga Endi Vorhol, Roj Lihtenshtajn, Robert Raushenberg, Xhon Çemberlejn, Tom Veselman dhe Xhejms Rozenkvist. Nga QKM potencojnë se veprat e pop-artistëve para se gjithash udhëzojnë në kulturën konsumuese, marketing dhe zërat publik.


Në orën 21 në Sheshin “Maqedonia” do të mbahet performancë e zëshme- e ndritshme e spektaklit francez “Compagnie des Quidams”. Grupi është formuar para 22 viteve, dhe deri tani ka qenë mysafir në më shumë se 40 shtete në shumë kontinente. Compagnie des Quidams e përbëjnë njëzet artistë nga teatri, muzika, cirku, dhe artistë të tjerë të skenës…Në “Natën e bardhë” do të marrin pjesë me prezantimin e tyre të fundit “FierS? Cheval”.

Pesëmbëdhjetë minuta pas ngjarjes së grupit francez, do të mbahet edhe një performancë teatrale rrugore, vepër e grupit polak.

Program të “Natës së bardhë” do të ketë edhe në Qendrën kulturore rinore. Atje do të mbahet koncert i grupit kulturor të Beogradit. Do të marrin pjesë edhe rokenroll/bluz/garazh heronj “Roy dhe the Devil’s Motorcycle”, dhe post rok kuartet instrumental i Maqedonisë “Khara”. Koncerte do të ketë edhe në Densing sallën e QKM-së dhe në Xhebno kinemanë.

Edhe këtë vit manifestimi “Nata e bardhë” do të pasurohet me maratonë filmike nën qiell të hapur në Parkun e Qytetit dhe me ekspozita në Qendrën kultutore-informative.

Organizatorët e manifestimit informojnë se edhe këtë vit hyrja në Kopshtin zoologjik do të jetë falas nga mesdita deri në orën 18. Falas do të jetë edhe vozitja me autobusët e NPQ-së të cilat qarkullojnë drejt rajonit qendror të qytetit, në periudhën nga ora 19 deri në orët e hershme të mëngjesit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori