LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të ndarjes, burri djeg veten me benzinë e gruaja hidhet nga ballkoni

Për shkak të ndarjes, burri djeg veten me benzinë e gruaja hidhet nga ballkoni

Një 42-vjeçar shqiptar ndodhet në spital në gjendje të rënë për shkak të djegieve që ka marrë në trup, pas një debati me gruan e tij shqiptare, raportojnë mediat lokale

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në apartamentin e çiftit në rrugën Molino Vecchio, në Gorgonzola (Milano).


Sipas Policisë, rreth orës 18:40, burri dhe gruaja (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) kanë nisur të diskutojnë lidhur me vendimin e gjykatës për ndarjen e tyre.

Burri ka hedhur benzinë (që e mbante në një bidon) në disa dhoma të banesës dhe ka tentuar të spërkasë edhe gruan e tij, një 41-vjeçare, pronare e një kompanie të vogël pastrimi, shkruan Syri.net.

Ai ka lagur edhe rrobat e tij me benzinë dhe pavarësisht tentativës së gruas për ta bindur të ndalonte, ka ndezur një çakmak.

Gruaja arriti të shpëtojë duke u hedhur nga ballkoni i katit të parë, ndërsa burri u përfshi nga flakët dhe pas pak sekondash ka dalë dhe ai nga ballkoni.

Çifti ka tre fëmijë, 14, 22 dhe 23-vjeç, të cilët nuk ishin në shtëpi në momentin e ngjarjes.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori