LAJMI I FUNDIT:

I akuzuari për terrorizëm Fatos Rizvanolli do të dalë sërish para gjykatës

I akuzuari për terrorizëm Fatos Rizvanolli do të dalë sërish para gjykatës

I akuzuari për veprën penale “rekrutim për terrorizëm”, Fatos Rizvanolli pritet që dalë para trupit gjykues më 11 tetor 2016.

Seanca e tij gjyqësore do të nis në orën 09:30 ku kryetar i trupit gjykues do të jetë Ibrahim Idrizi.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore në Ferizaj përmes një njoftimi ku ka dërguar orarin e seancave gjyqësore për muajin tetor, transmeton Telegrafi.


Fatos Rizvanolli u arrestua më 16 mars të këtij viti nën dyshimin se ka kryer transportin e kosovarëve për në Siri si dhe ka mbuluar financiarisht udhëtimet e tyre për t’ju bashkuar grupeve terroriste.

Ndërkaq Prokuroria Speciale i kishte ngritur aktakuzë më 24 mars 2016 , me të cilën Fatos Rizvanolli akuzohet se ka kryer veprën penale “rekrutim për terrorizëm” nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, sepse me dashje me të dënuarit Zeqirja Qazimi, Ilir Berisha etj, ka marrë pjesë në kryerjen e veprave terroriste dhe në aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojë fonde dhe burime material në atë mënyrë që më 24 korrik 2012 me veturën e tij ka transportuar personin Sh.A deri në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar, pastaj më 18 nëntor 2012 përmes Agjensionit Turistik “Pegasus” i pandehuri Fatos Rizvanolli ka paguar tri (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay, i cili qytet gjendet në kufi me Sirinë.

Ndërsa në muajin shtator 2013 sipas kërkesës së pandehurit Ilir Berisha (tashmë i dënuar për terroizëm së bashku me Zeqirja Qazimi etj.), i pandehuri Fatos Rizvanolli ka mundësuar dërgimin e dy personave për të udhëtuar në Siri dhe për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS dhe Al-Nusra./Telegrafi/

lll