LAJMI I FUNDIT:

Morina flet për derbin

Morina flet për derbin

Ndeshja më interesante e Vala Superligës së Kosovës në futboll e Javës së 7-të zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Gjilan, në derbin më të madh të futbollit të Kosovës, në mes Dritës e Gjilanit.

Në taborrin e “bardh e kuqëve” të Gjilanit është gjithçka e qetë, ata këtë derbi e presin si të gjitha ndeshjet tjera, por megjithatë çdo herë kur takohen me rivalin e tyre të qytetit, Dritën, gjithmonë emocionet janë më të mëdha.


Dy ditë para derbit nën mbikëqyrjen e trajnerit Arbnor Morina dhe stafit të tij futbollistët e Gjilanit, mbanin stërvitjet e zakonshme por me një intenzitet më të shtuar.

Para derbit trajneri i Gjilanit Arbnor Morina theksoi.
“Po përgatitemi në mënyrën më të mirë për derbin ma të madh të futbollit të Kosovës, në këtë derbi duhet të paraqesim tërë potencialin që kemi në fushën e futbollit do të bëjmë përpjekje të tregojmë futboll të bukur për të gjithë shikuesit në stadium, ne si skuadër do të japim më të mirën që kemi në dispozicion shpresoj se futbollistët e mijë do të dalin faqe bardhë nga kjo ndeshje megjithëse në derbi kurrë nuk i dihet aty vendosin shumë faktor por jam i bindur se do të shkojmë drejt suksesit gjerë në përfundim të ndeshjes”.

Trajneri Morina është një trajner i cili edhe më herët e ka përjetuar derbin si në Dritë njëashtu edhe në Gjilan dhe për të gjithë njohësit e futbollit ka një porosi.
“Cdo dashamir i futbollit jo vetëm i qytetit të Gjilanit por mbarë Kosovën duhet ta përjetoj këtë derbi nëqoftëse nuk e përjeton këtë ndeshje nuk ka çka përjeton në futbollin e Kosovës dhe jam i nderuar që e përjetoj këtë derbi madhështor Kosovar”.

Arbnor Morina ka një porosi për dy tifo klubet si atyre “Skifterave” të Gjilanit, njëashtu edhe atyre “Intelektualëve” të Dritës.

“Në mënyrën më të sinqertë i përshëndes të dyjat tifot e klubeve si “Skifterat” njëashtu edhe “Intelektualët” të cilët më kanë përkrahur gjithmonë, ju jeni jeshia e derbit dhe për këtë duhet të mburreni pasi i keni klube të zemrës, ju ftojë që në derbi të ngadhënjejë më i miri ndërsa ju uroj që së bashku tifot e klubeve të krijojnë ambient madhështor sportiv dhe të tregoni kulturë të futbollit të dëshmoni se në qytetin e Gjilanit luhet futbolli ka rivalitet sportiv por të gjithë në fund janë vëllezër kjo duhet kultivuar brez pas brezi”.

Në taborin e Gjilanit do të jenë të hendikepuar pa futbollistin Betim Haxhimusën i cili pësoi një lëndim në ballafaqim me Trepçën në xhiron e kaluar.

Në trend Sport

Më shumë
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez

Bundesliga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve

"Orari është totalisht i çmendur, kjo që na bëjnë është krim" - Klopp shpërthen ndaj transmetuesve televiziv

Premier League
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Kalo në kategori