LAJMI I FUNDIT:

Punishtja e kanabisit në Mat, kontrollohej nga Policia dhe pushteti lokal

Punishtja e kanabisit në Mat, kontrollohej nga Policia dhe pushteti lokal

Zbulohen të tjera detaje nga parcelat dhe punishtja e kanabisit që u gjet në fshatin Rremull të Matit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda në Shqipëri ka thënë se pronarët e parcelave me drogë dhe të mbi tre tonë marihuane të gjetur brenda objektit, janë zyrtarë të Policisë, administratës gjyqësore dhe pushtetit lokal në Mat. Ata i kanë dhënë me qera tokat për kultivimin e lëndës narkotike.

Parcelat me drogë janë evidentuar nga Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH), i cili pak kohë më parë, siç ka raportuar edhe Lapsi.al, ka informuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda mbi hartën e kanabisit në Shqipëri dhe kultivuesit apo zyrtarët e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.


Zbulimi i parcelave është bërë një ditë më parë. Për momentin dosja po hetohet nga Prokuroria e Matit, e cila ra në gjurmë të këtyre parcelave gjatë hetimit të një dosje tjetër. Por, pritet që kjo çështje t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi dyshohet për një grup të strukturuar kriminal shumë të fuqishëm në zone.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori