LAJMI I FUNDIT:

Sistemi bankar i Maqedonisë mbeti stabil në tremujorin e dytë të këtij viti

Sistemi bankar i Maqedonisë mbeti stabil në tremujorin e dytë të këtij viti

Sistemi bankar i Maqedonisë në çerekun e dytë të vitit 2016 ka mbetur stabil dhe ka treguar qëndrueshmëri në ndodhitë e asaj periudhe, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njofton Banka Popullore e Maqedonisë, në kushte të paqëndrueshmërisë së brendshme politike në tremujorin e dytë të vitit 2016, aktiviteti i sistemit bankar ka shënuar rënie për 1.5%, që u shfaq posaçërisht në prill dhe maj, kur përkeqësimi i pritshmërive të subjekteve ekonomike sollën në tërheqjen e depozitave nga bankat.


Kreidtë kanë shënuar një rritje të fortë çerekëshe prej 2.4%, me të cilën, rritja vjetore arriti në 8.2%./Telegrafi/