Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka reaguar për raportimeve se ai është përplasur verbalisht me inspektorin e AKI-së.
Ai i ka hedhur poshtë këto pohime, duke thënë se janë të pavërteta dhe krejtësisht të sajuara.
“Natyrisht kam pritur që ndaj këtij shkrimi tepër tendencioz do të reagonte zëvendësministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, zoti Valdet Hoxha, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ndenje të rastësishme dhe që në fakt është i vetmi konstatim i saktë i artikullit të lartpërmendur”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.
Reagimi i plotë i Lladrovcit:
Një shkrim me të paverteta dhe krejtësisht i sajuar!
Gazetat “Fjala” dhe “Blic”, dy ditë më parë botuan shkrimin „Alkooli fut në sherr inspektorin e AKI-së me Ambasadorin Lladrovci”, por pa vënë asnjë emër autori. Natyrisht kam pritur që ndaj këtij shkrimi tepër tendencioz do të reagonte zëvendësministri i Punëve të Brendshëm të Kosovës, zoti Valdet Hoxha, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ndenje të rastësishme dhe që në fakt është i vetmi konstatim i saktë i artikullit të lartpërmendur.
Mirëpo, meqë Zëvendësministri heshti ose nuk është në dijeni të shkrimit, është e drejtë e imja dhe detyrim moral i imi për të qartësuar para publikut ngjarjen të cilës i referohen gazetat. Takimi në fjalë ka ndodhur rreth 6 muaj më parë, në praninë e zotit Hoxha, i cili ka qenë i shoqëruar nga z. Shkelzen Sopjani dhe rreth 6-7 zyrtarëve të ekipit të Ministrisë së Brendshme. Dhe krejt rastësisht më kanë takuar në lokalin e përmendur, ku isha se bashku me bashkëpunëtoret e mijë të ambasadës, z. Sylë Ukshinin, Ministër Këshilltar dhe z. Enver Dugollin, Atashe Ushtarak, u kam uruar mirëseardhjen dhe i kam qerasur me nga një pije. E tëra ka qenë kjo dhe asgjë më shumë. Pra, asgjë tjetër nuk ka ndodhur e as nuk ka mundur të ndodhte.
Ishte një takim i rastësishëm, gjatë të cilit inspektori i përgjithshëm i AKI-së nuk ka marrë nëpër gojë e nuk ka kërcënuar askënd, dhe as nuk guxon ta bëjë këtë. Jo vetëm që nuk e lejon kush, por, edhe nëse do të kishte tentuar, do të kishte pasur përgjigjen e duhur.
Ndaj, vlerësoj se ky shkrim duket i porositur, i dalë mbase nga zyrtarë të caktuar nga Ministria e Punëve të Brendshme. Nëse dikush dëshiron të qerojë hesapet me zotin Sopjani, apo për motive të tjera kërkon të përdor dhe keqpërdor një takim rasti, duke përdorur gënjeshtra të ulta, të sajuar qëllimisht për të denigruar, si Agjensinë Kosovare të Inteligjencës, ashtu edhe pjesë të shërbimit diplomatik të vendit tonë, është çështje tjetër dhe mbetet në etiken e gazetave në fjalë. Mirëpo, gazetat e lartpërmendura, para se të botonin një shkrim të tillë, është dashur ta verifikojnë besueshmërinë e këtij informacioni, aq më tepër kur përmendin emra.
Për këtë „ngjarje“ apo, „ incident“, që në fakt nuk ka ndodhur, unë e kam sqaruar gazetën “Blic” shumë muaj më parë, më saktësisht më 27 qershor 2016, pasi gazetarja Arlinda Hoti më kishte kërkuar detaje për këtë ngjarje. Unë ia kam bërë të qartë asaj se burimet e saj janë dizinformuese dhe, po të duan, le të mbështetet në këto informacione keqdashëse.
Mendova se jemi sqaruar, por, pas tre muajve, „çështja“ riaktualizohet, dhe, tani, jam krejt i bindur se është një shkrim i porositur. Cilësimi i „kërcënimeve“, sipas medias, që paska bërë zoti Sopjani për arrestimin e ish- luftëtarëve dhe drejtuesve të luftës, janë vënë qëllimisht sipas porosisë, pasi, për të gjithë është e qartë se kjo Agjenci, AKI, nuk ka në detyrat e saj funksionale arrestimet e njerëzve.
Unë e respektoj AKI-në, i di vlerat, detyrat dhe përkushtimin e saj, jam i bindur se ky shkrim synon të godasë edhe aty, por, me gënjeshtra e sajime të tilla, humbet vetëm ai që qëndron pas tyre.
Së fundi, kërkoj nga mediat që kanë bërë publik mashtrimin mediatik, të bëjnë përgënjeshtrimin e duhur dhe të kërkojnë ndjesë për këtë sajesë të pavend.
Ramiz Lladrovci, Ambasador
Tiranë, 28 shtator 2016
Ndërsa i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Valon Krasniqit, zyrtar i MPB, i cili i ka mbështetur pohimet e Lladrovcit.
“I nderuar Ambasador. Njeri nga zyrtaret e MPB-se, te pranishem ne takimin e permendur nga ju, isha edhe une. Prandaj, cdo gje e thene/shkruar nga ju ne kete reagim, eshte me se e vertete.
Gjithesesi, une vetem mund t’ju uroj per punen qe po beni”, (sic) ka shkruar Krasniqi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë tjetër fitore për Kosovën në Washington
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin
Flet 17-vjeçarja që u publikua në “AlbKings”: Ma kanë montu foton
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'