LAJMI I FUNDIT:

Një “dron” ndaloi fluturimet në Aeroportin e Dubait (Video)

Një “dron” ndaloi fluturimet në Aeroportin e Dubait (Video)

Përdorimi i paautorizuar i një “droni” në hapësirën e Aeroportit ndërkombëtar të Dubait (DIA) ka detyruar këtë të fundit të mos lejojë nisjen e fluturimeve për rreth gjysmë ore.

Sipas komunikatës së “DIA”-s mësohet se hapësira ajrore përreth aeroportit u mbyll vetëm pak pasi kishte kaluar ora 8:00 e mëngjesit të së mërkurës, për shkak të “aktivitetit të paautorizuar nga një dron”.

Mbërritjet nisën të funksiononin rregullisht pas 35 minutash, ndërsa funksionimi tërësor i aeroportit u bë i mundur rreth orës 9:07.


Kjo nuk është hera e parë që dronët shtyjnë fluturimet në këtë aeroport, një ndër më të mëdhenjtë e botës dhe me ngarkesën më të lartë të udhëtarëve.

“U kujtojmë të gjithë operatorëve të pajisjeve të telekomanduara se aktivitetet e tyre nuk janë të lejuara në një perimetër prej pesë kilometrash përreth pistave të aeroportit”, njoftoi në “Twitter” Aeroporti i Dubati.

Më 12 qershor, një incident i ngjashëm bëri që Aeroporti ndërkombëtar i Dubait të mbyllej për 69 minuta. Kështu, autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar planet për të forcuar rregullat mbi blerjen dhe përdorimin e dronëve.

Deri më tani, pronarët e këtyre pajisjeve fluturuese të telekomanduara duhet medoemos të regjistrohen në Autoritetin e Përgjithshëm të Aviacionit Civil në EBA. /Top Channel/

https://www.youtube.com/watch?v=UZNKFR1-Ed4