LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia në aplikimnin më të ri mobil turistik të Google

Maqedonia në aplikimnin më të ri mobil turistik të Google

Maqedonia është një nga vendet e cila me prodhimin e vet turistik u gjend në aplikacionin më të ri mobil të Google-Google Trips, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për ciceron turistik për udhëtim, që u mundëson turistëve që në mënyrë më të lehtë ta organizojnë udhëtimin e tyre në një nga top 200 qytetet në botë të propuzara nga Google.

Maqedonia është e prezantuar në aplikacionin me atraksionet turistike të Ohrit, Shkupit, Manastirit dhe qyteteve të tjera, si dhe propozim restorantet dhe hotelet nëpër vend. Lokacionet e propozuara janë kategorizuar sipas standardeve të përcaktuar më parë në Google-‘Top Spots’, ‘Indoors’, ‘Farther Awaz’, ‘Places A-Z’. /Telegrafi/