LAJMI I FUNDIT:

Tramvaji në Shkup ngeli vetëm një dëshirë

Tramvaji në Shkup ngeli vetëm një dëshirë

Qyteti i Shkupit do të vazhdojë me procesin për ndërtim të tramvajit në Shkup, në rrugën e partneriteti publiko-privat. Përmes këtij projekti pritet që të ndërtohet transportit publik në qytetin e Shkupit, i cili ka disa lëshime prandaj, dhe do të aplikohet transport publik më i shpejtë dhe me kapacitet më të lartë të udhëtarëve. (Afati: në vazhdimësi)

Projekti për ndërtimin e tramvajit është premtim i parealizuar i kryetarit të komunës së Shkupit, Koce Trajanovski, i cili e lajmëroi për herë të parë në vitin 2009, ndërsa më pas edhe në programin e tij zgjedhor (2013-2017) “Vepra të reja për zhvillim të ri, vepra të reja për një Shkup më të mirë“, (në pjesën Komunikacion më efikas dhe më të sigurt dhe transporti publik, faqe 67).

Prej kur dështuan disa tendere për zgjedhje të kompanisë për ndërtim të tramvajit në kryeqytet, Trajanovski, në mars të vitit 2015 e la projektin në përgatitje. Me 26 shtator të vitit 2016 lideri i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, deklaroi se në vend të tramvajit, Qyteti i Shkupit do të sigurojë “dy autobusë elektrikë me dizajn të tramvajit”


Edhe pse planifikohej, tramvaji nuk u realizua vetëm për shkak të çmimit të lartë të cilin e kërkuan prodhuesit dhe koncesionerët e mundshëm, me të cilin, që të ketë çmim të njejtë si të autobusit, duhej dy e treta nga shuma të cilën e subvenciononte shtetin, me çka së bashku me investimin për gërmim dhe vendosjen e shinave, si dhe dërgesa për tramvaj, do t’i kushtonte shtetit subvencionim shtetëror mes 11 dhe 14 milion eurosh në periudhë prej 30 vitesh – tha Gruevski.

Në programin me të cilin Trajanovski doli në zgjedhjet e vitit 2009 ai premtoi (faqe 9) se:

Do të shihet mundësia për të filluar me ndërtimin e tramvajit. Përshkrim i tramvajit: Me këtë projekt do të ndërtohet koncepti i deritanishëm për transportin publik në qytetin e Shkupit i cili shfaq disa mangësi dhe do të sjellë lloj transporti publik më të shpejtë dhe me kapacitet më të lartë për udhëtarët. Sipas standardeve botërore, ky lloj transporti propozohet për atë kategori të qyteteve me mbi gjysmë milion banor, ku hy edhe qyteti i Shkupit. (Afati: 2009 – 2012)

Në dhjetor të vitit 2012 Qyteti i Shkupit shpalli konkurs për ndërtim të tramvajit, ndërsa të interesuarit kishin afat për paraqitje deri më 3 prill të vitit 2013.

Qyteti i Shkupit mbrëmë (07.12.2012) nënshkroi tender me të cilin kërkon kompani që do të marrin në koncesion dhe do të bëjnë planifikim të linjës së qytetit për tramvajin numër 1. Kompania do të duhet të projektoj infrastrukturën e tramvajit, të përpunojë vlerën për ndikim mbi mjedisin jetësor, të ndërtojë linjën e parë në gjatësi prej 12,1 kilometër së bashku me stacionin, depon dhe infrastrukturën tjetër rrugore, si dhe të sigurojë së paku 22 mjete tramvaji për zhvillim të komunikacionit të tillë. Në kthim, investitori potencial do të mund të menaxhojë me sistemin në periudhë prej 35 vitesh, duke filluar nga dita e nënshkrimit të marrëveshjes.

Në këtë konkurs u paraqit vetëm një kompani, partneriteti norvegjez i përbërë prej “Skurdall” dhe “Metnit grupi”. Mediumet atëherë informuan se:

Nëse i gjithë procesi përfundon suksesshëm, atëherë partneriteti norvegjez do të duhet të projektoj infrastrukturën e linjë së 1 të tramvajit, të përpunojë elaborat për ndikim mbi mjedisin jetësorë, të ndërtojë linjë në gjatësi prej 12,1 kilometër ose gjithësej 24,2 kilometër për dy kahje, të ndërtojë stacionet e tramvajeve, depon dhe gjithë infrastrukturën tjetër të nevojshme, të sigurojë minimum 22 mjete tramvaji dhe të merret me menaxhimin dhe të mirëmbaj sistemin.

Vlerësimet e para thonë se në këtë projekt duhet të investohen 240 milion euro. Nëse arrihet marrëveshja, atëherë partnerët norvegjez do të fitojnë koncesionin mbi tramvajin e Shkupit në periudhë prej 35 vitesh. Fizibiliteti – studimet parashohin linjën e parë të tramvajit që të lidh lagjet Lisiçe e Re dhe Gjorçe Petrov, duke kaluar nëpër bulevardin Jane Sandanski, qendrën e qytetit dhe bulevardin Partizani.

Përsëri kjo mënyrë e aplikimit të tramvajit dështoi. Në 23 qershor të vitit 2013 Trajanovski informoi se tenderi për ndërtimin e tramvajit në Shkup është anuluar. Partnerët norvegjez “Skurdal dhe Metnit grupi” në ofertën e dhënë nuk i kanë plotësuar të gjitha kushtet e shkruara. Kryetari i Shkupit atëherë lajmëroi se në gusht ose në shtator (2013) do të shkruhet thirrja e re për partneritet publiko-privat për realizim të tramvajit te premtuar sa kohë.

Në ndërkohë, do të konsultohemi me disa kompani, me qëllim që kushtet që i kërkojmë të jenë të pranueshme(Trajanovski)

Në shtator të vitit 2013 qeverisjet lokale vendosën, së pari do të angazhojnë shtëpi konsultuese, ndërsa më pas do të publikohet tender ndërkombëtar për ndërtim të tramvajit të premtuar në Shkup.

Konkursi për zgjedhje sot (03.09.2013) është publikuar në internet – faqja e zyrës për prokurim. Qeveritë kërkojnë subjekt i cili do të ju ofrojë shërbime këshillimore për realizim të procedurës për shpërndarje të marrëveshjes për aplikimin e partneritetit publiko-privat për projektim, ndërtim, financim, menaxhim dhe transferim të sistemit të tramvajit për transport të udhëtarëve në Shkup.

Në nëntor të vitit 2013 ka pasur informacion se kompania hungareze “Viallto” do të këshillojë Qytetin e Shkupit përgjatë zgjedhjeve të kompanisë, si dhe në procedurën për nënshkrim të marrëveshjes me kompaninë e huaj të interesuar e cila do të ndërtonte tramvajin në Shkup.

Sipas informacioneve në mediume, tenderi i ri për ndërtim të tramvajit u nënshkrua në fund të vitit 2013. ndërsa afati për aplikim disa herë u vazhdua.

Qyteti i Shkupit përsëri e vazhdoi afatin për paraqitjen e ofertave të kompanive të interesuara për ndërtim të tramvajit në kryeqytet. Investitorët janë të detyruar që t’i paraqesin ofertat deri më 3 nëntor, me çka edhe të ketë edhe qasje ndaj shqyrtimit dhe përcaktimit nëse janë të kënaqshme kriteret nga konkursi i shkruar për vendosje të partneritetit publiko-privat. Ky hap paraqet mundësi të dytë për kompanitë të cilat kanë interes që të hyjnë në partneritet në projekt, prej kur u vazhdua afati i parë për paraqitjen e kërkesave nga fillimi i majit me afat të ri i cili kaloi para dy ditësh.

Në janar të vitit 2015 qeverisja lokale informoi se ka dështuar edhe ky tender për ndërtim të tramvajit në Shkup.

Sot (28.01.2016) ishte dita e fundit për parashtrimin e kërkesa për realizim të projektin kapital infrastrukturor, por deri në Qytetin e Shkupit nuk ka ardhur asnjë ofertë. Afati i fundit për paraqitjen e ofertave për kompanitë vendase dhe të huajau zgjat katër herë, por edhe përskaj pritjes një vjeçare askush nuk shfaqi interes për projektim, ndërtim, financim, menaxhim dhe transferim të linjës transportuese.

Në mars të vitit 2015 Këshilli i qytetit të Shkupit morri vendim për anulim të vendimit të ndërmarrë për partneritet publiko-privat për ndërtimin e tramvajit në Shkup. Gjurmët pas investitorit për ndërtim të sistemit të tramvajit në kryeqytet u humbën për të dytën herë, edhe pse ka Qyteti i Shkupit na informuan se dokumentacionin për tender e kanë marrë 13 kompani. Përsëri, asnjëra prej tyre nuk ka dhënë ofertë për realizim të projektit kapital në vlerë prej 243 milion eurosh. Kryetari i komunës atëherëinformoi se nuk heq dorë nga tramvaji, njëkohësisht edhe paralajmëroi se ky projekt do të jetë projekt në pritje.

Qyteti i Shkupit nuk do të heq dorë nga ndërtimi i tramvajit. Kemi kontakte me kompani të huaj e cila propozoi një formë tjetër të ndërtimit të tramvajit në qytete, ashtu që Qyteti i Shkupit me ndihmën e qeverisë nuk heq dorë. Por, nuk duhet të humbet kohë, sepse nuk dihet se kur do të ndodh, jemi pajtuar me Ndërmarrjen publike për komunikacion që të vendosen autobusë duke pasur parasysh se ata janë montazh dhe shumë lehtë do të mund të vendosen në zonat rurale aty ku nuk planifikohet tramvaji. Ashtu që parat e harxhuara nuk do të shkojnë kot – deklaroi Trajanovski, por nuk sqaroi se cila kompani do të mund të ndërtojë tramvajin e shumëpritur.

Nuk do të doja që të diskutojë, ky është një kusht nga tenderet. Kompanitë ofrojnë forma të tjera, ndërsa pyetja mbetet e hapur – tha ai.

Këto ditë (26.09.2016) lideri i partisë qeverisëse, Nikolla Gruevski, paralajmëroi dërgesë të 30 minibusëve dhe 20 autobusë elektrik, të cilët nëse vendosen në rrjetin e tramvajit në Shkup do të dukeshin si të tillë, njofton vertetmates.mk

Dërgesat e 20 autobusë elektrik me dizajn të tramvajit, jo vetëm që do të arrij të njejtin efekt ekologjik, por do të ketë të njejtin numër të kabinave dhe të njejtin numër të udhëtarëve, me shpejtësi të njejtë të mundësuar nga linja e rezervuar, njësoj si te tramvaji, të rehatshëm dhe të ngjashëm, dallimi është që, do t’i iket gërmimit të rrugëve të qytetit, tha Gruevski

Duke pasur parasysh gjithë këtë, mund të konstatohet se premtimi zgjedhor për ndërtimin e tramvajit në Shkup është iparealizuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori