LAJMI I FUNDIT:

KEDS largon nga puna 95 punëtorë

KEDS largon nga puna 95 punëtorë

Për arsye “ekonomike, teknike dhe organizative”, KEDS ka vendosur të mbyllë Departamentin e Projekteve në Operim dhe si rezultat të gjithë të punësuarve në të u ndërpriten kontratat e punës.

Kompania për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike ka marrë vendim që për arsye ekonomike, teknike dhe organizative të mbyllë Departamentin e Projekteve në Operim, dhe si rezultat të gjithë të punësuarve në këtë Departament u ndërpriten kontratat e punës.


Sipas Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it fjala është për 95 punonjës. Njoftimin për këtë vendim sindikata e ka pranuar dje.

Kryetari i Sindikatës, Hysni Gashi, në një intervistë për KALLXO.com tha se KEDS nuk po e respekton kontratën kolektive me arsyetimin se nuk është anëtar i Odës Ekomomike të Kosovës.

“Arsyetimi i tyre është se ata nuk i obligon marrëveshja e përgjithshme kolektive meqenëse nuk janë anëtar të Odës Ekonomike të Kosovës dhe se nuk janë nënshkrues të asaj marrëveshje. Mirëpo, duke e parë marrëveshjen e përgjithshme kolektive, duhet me ditë që çdo kompani që operon dhe vepron në Kosovë duhet ta aplikojë atë marrëveshje”, tha kreu i Sindikatës së punëtorëve të KEDS-it.

Po ashtu, Gashi thotë se këta 95 punëtorë për të cilët është marrë vendim të largohen nga puna kanë pasur kontrata të përhershme.

“Me këta 95 punëtorë, KEDS-i e shkel gjithsesi edhe Ligjin e Punës dhe nuk respekton asnjë ligj, as nuk e respekton Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet që duhet të ruhet mundësia e angazhimit të njerëzve në punë”, u shpreh ai.

Kreu i sindikalistëve të KEDS-it u ka dërguar një letër krerëve të institucioneve shtetërore duke u kërkuar të angazhohen që këta punëtorë të mos përjashtohen nga puna.

Hysni Gashi tha po ashtu se Sindikata është duke e shqyrtuar mundësinë e organizimit të një proteste dhe greve.

“I lusim të gjitha institucionet tona, sidomos kryeministrin e ministrat përkatës që të ndërmarrin hapa, të mos lejojnë të vjen te ma e randa, ma e keqja, përndryshe do të detyrohemi t’i thërrasim punëtoret edhe në protestë e ndoshta edhe në grevë, që pasojat do të jenë mjaftë të randa për neve po edhe për popullatën”, u shprehë ai.

Gashi tha se e gëzojnë mbështetjen edhe të atyre punëtoreve që nuk janë të rrezikuar me largim nga puna.

I pyetur rreth këtij rasti, zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala nuk ka dhënë ndonjë përgjigje konkrete, duke theksuar se çdo kompani bën rishikime dhe reforma brenda organizatës.

Sa i përket çështjes së Marrëveshjes Kolektive, ai tha se KEDS nuk është në mesin e organizatave që e kanë nënshkruar atë.

Kompania KEDS ka filluar që një kohë të largojë punëtorë nga puna. Në gusht të këtij vitit ishin larguar disa punëtorë në distriktin e Pejës. /Kallxo.com/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori