LAJMI I FUNDIT:

Riformatimi i Qeverisë së shpejti, koalicioni është pajtuar

Riformatimi i Qeverisë së shpejti, koalicioni është pajtuar

Pavarësisht deklarimeve të kryeministrit, Isa Mustafa se së shpejti do të ndodh një riformatizim i Qeverisë së Kosovës, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

Megjithatë, kjo çështje pritet të zgjidhet shpejt pasi për një gjë të tillë tanimë janë pajtuar partneret e koalicionit.

Këshilltari i kryeministrit për media, Faton Abdullahu ka thënë se kjo çështje nuk do të prolongohet shumë, pasi që partnerët e koalicionit janë pajtuar.


Përveç riformatizimit, pritet edhe shuarja e disa ministrive.

Sipas burimeve të RTK-së, Ministria e Integrimit Evropian dhe Ministria e Diasporës, pritet të shkrihen në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kurse, ende është marrë vendim për Ministrinë për Dialog, pasi ende nuk kanë përfunduar bisedimet teknike në Bruksel. /Telegrafi/