LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeministri Ademi takon Sekretarin Shtetëror të Francës, Harlem Désir

Zëvendëskryeministri Ademi takon Sekretarin Shtetëror të Francës, Harlem Désir

Gjatë vizitës së tij në Paris, Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Arbër Ademi ka realizuar një takim me Sekretarin Shtetëror për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Harlem Désir, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim, Zëvendëskryeministri iu është referuar gjendjes politike në vend dhe detyrimeve të cilat dalin nga marrëveshja Politike, duke theksuar vlerësimin e liderëve politik për kushtet e përmbushura për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, si një hap pozitiv përpara.

“Gjatë periudhës së ardhshme është e nevojshme të bëhen përpjekje që të organizohen zgjedhje demokratike, të besueshme dhe gjithëpërfshirëse, rezultatet e së cilave do të pranohen gjerësisht,” ka thënë mes tjerash Ademi.


Désir e ka theksuar rëndësinë e marrëveshjes së 20 korrikut si dhe përmbushjes së detyrimeve tjera nga marrëveshja “Përzhino” në pjesën e mediave dhe gjyqësorit me qëllim që në Këshillin Evropian të dhjetorit të jepet vlerësim adekuat për vendin.

Lidhur me migracionin, bashkëbiseduesit janë pajtuar se është e nevojshme një qasje koordinatave dhe bashkëpunim mes vendeve të  rajonit dhe BE me qëllim që të zvogëlohet paraqitja e migracionit jo legal.

Gjatë vizitës së tij në Francë, pritet që zëvendëskryeministri Ademi të takohet edhe me kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Senat dhe ti drejtohet me një fjalim Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin kombëtar të Francës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Kalo në kategori