LAJMI I FUNDIT:

SHGM: Gjykata po cënon të drejtat qytetare të Zoran Bozhinovskit për gjykim korrekt dhe të drejtë

SHGM: Gjykata po cënon të drejtat qytetare të Zoran Bozhinovskit për gjykim korrekt dhe të drejtë

Përmes një reagimi të dërguar Telegrafit Maqedoni, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) ”alarmon opinionin se procesi gjyqësor kundër gazetarit Zoran Bozhinovski po zvarritet pa nevojë. Me këtë, gjykata po cënon të drejtat e tij qytetare për gjykim korrekt dhe të drejtë.”

Në reagimin e SHGM-së më tej thuhet se ”gazetari Bozhinovski tashmë dy javë po bën grevë urie duke kërkuar heqjen e masës së paraburgimit, ndërsa gjykata sot për herë të dytë shtyu gjyqin për arsye personale dhe familjare të gjykatëses Sandra Kërstiq.

Duke refuzuar me ngulm heqjen e masës së paraburgimit për Bozhinovskin, gjykata po përdor standarde të dyfishta. Nuk shqipton paraburgim për ish funksionarët qeveritarë të dyshuar për vepra të rënda penale, ndërsa pa ndonjë arsye serioze tashmë gjashtë muaj po e mban në paraburgim gazetarin. Me këtë, paraburgimi nuk i shërben vijimit të papenguar të procesit gjyqësorë, por shndërrohet në ndëshkim.


Bozhinovski bën grevë urie, ndërsa gjykata thotë se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Si është e mundur të thuhet kjo për njeri që tashmë dy javë bën uri dhe mbijeton me infuzione? Pyesim publikisht gjykatën, çfarë duhet ti ndodhë Bozhinovskit që gjykata seriozisht të shqyrtojë kërkesën për heqjen e paraburgimit.

Ftojmë Gjykatën e Apelit në Shkup që menjëherë ta dorëzojë në gjykatën penale vendimin për rastin “Spiun”, me qëllim që avokatët të mund të kenë qasje tek dëshmitë dhe të përgatisin mbrojtjen. Në të kundërtën, lihet hapësirë që procesi të shtyhet edhe më tej, ndërsa në opinion do të mbet përshtypja se rasti është i montuar politikisht.”/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori