Kryeministri Edi Rama, duke folur në Forumin Ekonomik Shqiptaro-Gjerman, ka deklaruar se marrëdhëniet tregtare e diplomatike mes dy vendeve kanë avancuar ndjeshëm.
“Kemi një rritje të shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Gjermanisë”, ka thënë Rama, në prani edhe të ish-kancelarit gjerman Gerhard Schroeder.
Duke theksuar se, “ardhja e tij në Shqipëri, por edhe ajo e kancelares Merkel dhe ministrit të Jashtëm Steinmeier tregojnë rëndësinë që Gjermania i kushton marrëdhënieve me Shqipërinë” dhe jo vetëm anasjelltas.
“Gjermania është angazhuar në një proces historik për rajonin. Samiti i Berlinit, që nisi me iniciativë të kancelares Merkel, mundësoi që për herë të parë liderët e rajonit të ulen në një tryezë jo për një sherr për të shkuarën, por për të diskutuar për të ardhmen e përbashkët, rrugët e përbashkëta të zhvillimit, gazsjellësit, korridoret e energjetikës, infrastrukturën dhe pa dyshim për shkëmbimet e reja mes të rinjve”, ka thënë Rama.
Ai është shprehur se, ajo që bënë Gjermania dhe Franca për Europën mund të shërbejë si shembull që “rajoni ynë të mos jetë më një fuçi baruti, por një rajon i harmonisë etnike dhe fetare”.
“Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë dhe Shqipëri-Maqedoni janë provë se Gjermania është vendi që lidh fjalën me veprën”, ka vijuar kryeministri.
Në këtë drejtim, ai ka shtuar se për favorizimin e investimeve nga qeveria e tij “janë ndërmarrë reforma të thella strukturore, përfshirë atë të liberalizimit të tregut të energjisë”.
Duke u shprehur në të njëjtat linja, ish-kancelari Schroeder ka nënvizuar se, “ka vijimësi në marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë”.
“Shqipëria ka nevojë për investime private, ndaj është me rëndësi krijimi i kushteve”, ka thënë Schroeder. Ai ka shtuar se, “Gjermania është e angazhuar edhe për menaxhimin e çështjes së mbetjeve urbane dhe energjisë”. /Top Channel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Kurti: Investimi në KEK synon të rrisë kapacitetin e prodhimit, mbi 137 milionë euro për modernizimin e Njësisë A3
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova