LAJMI I FUNDIT:

Shtyhet seanca gjyqësore për gazetarin Bozhinovski

Shtyhet seanca gjyqësore për gazetarin Bozhinovski

Është shtyrë seanca e sotme për rastin “Spiun” ku gazetari i arrestuar nga Kumanova, Zoran Bozhinovski, duheshte të prononcohet rreth rastit në fjalë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procesi është shtyrë për shkak se gjyqtarja Sandra Kërstiq ishte sëmurë. Ajo kërkoi për një zëvendësim të gjykates Lenka Davitkovska.


Se kur do të jep Bozhinovski deklaratë, tani për tani nuk dihet.

Bozhinovski javën e kaluar filloi një grevë urie për shkak të zgjatjes të panevojshme të paraburgimit dhe shtyerjen e procesit gjyqësor, kurse gjendja shëndetësore i tij është seriozisht e rrezikuar.