LAJMI I FUNDIT:

Linja telefonike për këshilla mjekësore në Shkup vazhdon të punojë pa ndërprerë

Linja telefonike për këshilla mjekësore në Shkup vazhdon të punojë pa ndërprerë

Nga 19 shtatori deri më 25 shtator, në linjën telefonike 02-15 123 për këshilla mjekësore “Alo doktor” janë paraqitur 1.420 qytetarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga 15 shtatori i vitit 2014, kur filloi të punojë linja, e deri më tani, ka pasur 115.120 thirrje. Linja është e hapur 24 orë në ditë në mënyrë që t’u mundësojë qytetarëve konsultime të menjëhershëm mjekësor në momentin e shfaqjes së simptomave të ndryshme të problemeve shëndetësore.

Njëzet e pesë mjekët janë në dispozicion për këshilla mjekësore, ndërsa telefonatat janë nga të gjitha qytetet e Maqedonisë./Telegrafi/