Kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini u takua me Mensur Bektic Kryetarin e Odes Ekonomike te Punëdhënësve të Federatës BIH për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ku teme diskutimi ishte bashkëpunim ekonomik ne mes bizneseve te Kosovës dhe atyre te Bosnjës. Gjatë takimit u diskutuan për mundësit e reja ku Shahini I informoi për së afërmi për mundësit e bashkëpunimit dhe përparësitë e politikave investuese qe ka Kosova për investitorët e huaj.
Ai tha se bizneset e Kosovës me kënaqësi do të bashkëpunonin me bizneset e vendit tuaj po te mos të ishin disa pengesa që shteti i Bosnjës i ka vënë për Kosovaret ku e përmendi edhe vizat dhe lëvizjen e lire te qytetareve dhe mallrave kosovare ne shtetin e juaj.
Ai potencoi ndër të tjera se edhe me Serbin është arritur një progres te lëvizjes se lire kurse me BIH gjerat qëndroj statike.
“Kosova dhe Bosnja tradicionalisht kanë pas raporte të mira në mes popujve dhe asgjë të keqe nuk ka ndodhur mes kosovarëve dhe boshnjakeve që te kemi shumë barriera në mes dy vendeve tona.Bashkëpunimi ekonomik dhe politik mungon dhe për këtë nuk është fajtor Prishtina as bizneset dhe as institucionet tona por fajtorin duhet ta gjeni ne Sarajevë”,tha ne fund Shahini.
Kryetari i Odes Ekonomike te Punëdhënësve të Federatës BIH Mensur Bektic tha se jam I nderuar për këtë takim vëllazëror dhe për informatat që I mora lidhur me mundësit që Kosova I ofron për investitorët e huaj njëkohësisht dua të them se Bosnja dhe qytetarët e saj nuk janë në armiqësi me Kosovën përkundrazi ne kemi kaluar neper një histori te njëjte dhe të dhimbshme por kemi edhe një histori të përbashkët të bashkëpunimit në të kaluarën.
Oda Ekonomike e Federatës BIH për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ka më shumë se 50 mijë anëtare në gjithë territorin e Federatës BIH dhe jemi të interesuar që të depërtojë në tregun e Kosovës por njëkohësisht edhe prodhimet e Kosovës të kemi në tregun tonë për këtë do të angazhohemi të dy palët.
Sa I përket problemit te lëvizjes se lire mes qytetareve të dy shteteve këtu nuk është bërë mirë nga asnjëra palë dhe ju e dini se në BIH Presidentet janë me konsensus dhe vendimet merren me konsensus gjë qe sa I përket vendimeve te palës boshnjake gjithmonë kemi konsideratë për ju dhe te mirëpritur nga ne me çdo dokument qe është valid nga institucionet e Kosovës por problemi qëndron tek përfaqësuesi i Serb I cili nuk pajtohet për lëvizjen e lire te kosovareve.
Ne do të ju mbështesim nëpër ambasadat tona që procedurat të thjeshtësohen sa ma shumë por vendimi është politik dhe I dëmshëm për të dy palët prandaj Kosovarët duhet ta heqin masën e reciprocitetit ndaj qytetareve te Bosnjës për lëvizje të lirë.
Të dy palët u pajtuan që të kemi komunikime të shpeshta për harmonizimin e kërkesave të përbashkëta e që rrisin investimet dhe eksportet e prodhimeve nga dy vendet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Vlerësimin kreditor BB nga Fitch Ratings – Power tregon çka përfton Kosova
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent – një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'