LAJMI I FUNDIT:

Imazhi që ngjall trishtim: E vetme me fustanin e nusërisë! (Foto)

Imazhi që ngjall trishtim: E vetme me fustanin e nusërisë! (Foto)

Në një qendër tregtare në Melbourne të Australisë, është fotografuar një grua e panjohur me fustanin e nusërisë, që qëndron e vetmuar në orët e hershme të mëngjesit.

Askush nuk ndodhet pranë nuses misterioze, me krahët e zbuluar dhe vellon që i shkon nëpër dysheme, transmeton Telegrafi.


Kjo pamje trishtuese ka ngjallur shqetësime në rrjetin social Reddit, ku janë lënë shumë komente.

“Kush është kjo grua që po rri e vetmuar. Na ndihmoni ta identifikojmë”, është shënimi që e shoqëron imazhin. “A është mirë, çfarë i ka ndodhur?” si dhe “vetëm një femër me fustan të bardhë, pas një nate me shumë pije”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti reagim. /Telegrafi/

Nusja e vetmuar në orët e hershme të mëngjesit ngjalle shqetesime ne rrjetin social foto 2