LAJMI I FUNDIT:

Bullgarët akuzojnë Gruevskin për nxitje të ndjenjave antibullgare në Maqedoni

Bullgarët akuzojnë Gruevskin për nxitje të ndjenjave antibullgare në Maqedoni

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovachev ka akuzuar Nikolla Gruevskin se është duke tentuar nxitjen e ndjenjave antibullgare për t’i siguruar zgjedhjet e ardhshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo deklaratë vjen pas thyerjes së pllakës përkujtimore bullgare në Kajmakçallan, nga ana e gazetarit kontraverz Milenko Nedellkovski.


Kovaçev thotë se Gruevski tenton t’i shfrytëzojë veprat antibullgare të cilat, sipas tij, janë shpeshtuar me afrimin e zgjedhjeve të dhjetorit. Ai thotë për radio ”Fokus” se Gruevski e bën këtë për ta rritur popullaritetin e tij./Telegrafi/