Ministri i Financave Avdullah Hoti mori pjesë në Forumin Ekonomik Mbarëkombëtar të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare i cili u mbajt në New York.
Për takimin me rrjetet e Bizneseve të Diasporës Ministri Hoti theksoi se kjo është një ngjarje historike sepse bashkoi bizneset shqiptare nga 22 vende të ndryshme të botës. Biznese nga SHBA, Kanada, Gjermani, Austri, Zvicër, Suedi, Itali, Belgjikë dhe shumë vende të tjera të cilat prezantuan projektet e tyre biznesore, ku disa nga këto biznese tanimë kanë investuar edhe në Kosovë.
Gjatë takimit me përfaqësues të bizneseve Ministri Hoti duke ju drejtuar pjesëmarrësve në këtë Forum sqaroi ata se Kosova ka bërë progres në zbatimin e politikave fiskale të thjeshta dhe transparente, që janë të parashikueshme dhe që nuk ndërrojnë çdo vit.
Ai gjithashtu njoftoi të pranishmit se rritja ekonomike mbi 4%, stabiliteti i sistemit financiar, rritja e investimeve të jashtme dhe vendore, rritja e remitencave dhe e besueshmërisë së partnerëve tanë ndërkombëtar, janë rezultat i një pune të përkushtuar të kabinetit qeveritar të Kryeministrit Mustafa. Kishim një diskutim përmbajtjesor sa i përket krijimit të kushteve të të bërit biznes në Kosovë.
Ndërsa Ministria e Financave ka marrë rol prijës në këto reforma si asnjëherë më parë duke u mbështetur në qasjen pro biznesore dhe pro ekonomisë që ka vetë Kryeministri.
Dëshiroj të përgëzoj Kryetarin e Rrjetit Nazar Mehmeti, nënkryetarin për Amerikë Elmi Berisha, nënkryetarin për Evropë Yll Blakaj, sekretarin Ismet Smajli dhe gjithë kryetarët e rrjeteve të vendeve të ndryshme që janë pjesë e këtij organizimi të jashtëzakonshëm.
Firma të suksesshme nga diaspora jonë tanimë funksionojnë në Kosovë, si: M-Technologies, Kosova-Tex, Stone Castle, Solaborate, 3CIS, Trofta, Eskavatori, Baruti GMBH, Getrinke Vrella Sinalko, Lami Glass, Bavaria, Zero Pozitiv Publicist, Eurofol, Hotel Palace, Relux, Gjirafa, Leon Company, Kosova Wine, LiftKos e plot firma të tjera.
Dera e Ministrisë së Financave do të jetë e hapur për të mbështetur këto biznese dhe biznese të tjera që mund të konsiderojnë Kosovën vend për investime.
Ndërsa, bizneset u pajtuan se normat tatimore në Kosovë nuk janë më problem për to. Kërkojnë që të thellohet reforma në drejtësi, që sistemi i drejtësisë të arrijë të zgjidhë rastet e kontesteve ekonomike me kohë dhe të vendos drejt dhe vetëm sipas ligjit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës