LAJMI I FUNDIT:

“Unë në politikë? Më mirë do të punoj si aktor pa pagesë!”

“Unë në politikë? Më mirë do të punoj si aktor pa pagesë!”

Legjenda hollivudiane, Tom Hanks, ka qeshur me thashethemet se ai planifikon të kandidojë për president të SHBA-ve në të ardhmen.

“O Zot, do të ishte një katastrofë”, u shpreh aktori kur u pyet për këtë çështje nga Channel Nine.

“Kush do ta dëshironte atë punë? Nuk dua të kem një punë ku duhet t’i përgjigjem telefonit”, shtoi 60-vjeçari duke bërë shaka.


Kë e mbështesin yjet, Hillary Clintonin apo Donald Trumpin?
Lexo po ashtu Kë e mbështesin yjet, Hillary Clintonin apo Donald Trumpin?

Fituesi i dyfishtë i çmimit Oscar u shpreh se do të vazhdonte të aktronte edhe nëse nuk do të paguhej.

“E bëj për kënaqësi, më pëlqen të jem aktor dhe më pëlqen të luaj në filma”, ka thënë ai duke treguar se në fillet e karrierës ishte paguar 250 dollarë në javë, ndërsa ka pohuar se është i gatshëm sërish ta pranojë atë shumë, vetëm që të mos e ndërrojë profesionin.

Aktori i “Forrest Gump” ka qenë një prej kritikëve më të zëshëm të kandidatit republikan për president, Donald Trump. Mirëpo në deklaratën e tij më të fundit ka thënë se edhe nëse ai bëhet president, “Amerika e korrigjon veten”. /Telegrafi/