LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë hekurudhor në hekurudhën Manastir – Shkup

Aksident i rëndë hekurudhor në hekurudhën Manastir – Shkup

Në hekurudhën Manastir – Shkup, sot në mëngjes ka ndodhur një aksident i rëndë kur treni i udhëtarëve ka goditur në një automjet taksie të drejtuar nga banori 56 vjeçar nga Manastir, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nga forca e goditjes, taksia është tërhequr rreth treqind metra nëpër binarë, me ç’rast vozitësi i taksisë e ka humbur jetën.


Prokurori publik nga Prokuroria themelore publike e Manastirit ka bërë hetim në vendin e ngjarjes. Janë dhënë urdhra për obduksion të trupit të të ndjerit dhe analizë të gjakut për prani eventuale të alkoolit.

Pas kontrolleve të kryera në vend të ngjarjes është përcaktuar se nuk ka prani të alkoolit në organizmin e makinistit.

Veprimet hetuese vazhdojnë në drejtim të zbulimit të arsyeve për aksidentin në fjalë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori