LAJMI I FUNDIT:

Portieri fëmijë që po ‘çmend’ Francën dhe stopoi sonte PSG-në (Foto/Video)

Portieri fëmijë që po ‘çmend’ Francën dhe stopoi sonte PSG-në (Foto/Video)

Portieri 17 vjeçar i Toulouse, sonte priti të gjitha goditjet që erdhën në portën e duke e ndihmuar ekipin e tij për ta mposhtur PSG-në (2-0).

Alban Lafont, nga emri mund të ju duket që ka lidhje me shqiptarët, por realisht nuk e lidhë asgjë.


Ai ka lindur në Ouagadougou që është kryeqytetit i Burkina Fasos. Babai i tij është francez ndërsa nënë nga Burkina Faso.

gollamni 1

Ai ka pasur një fëmijëri të vështirë pasi prindërit u ndanë kur ai ishte vetëm nëntë vjeç, ndërsa vendosi të jetoj më babanë në Francë.

Nëna e tij vazhdoi karrierën në politikë, ndërsa ishte edhe ministre në shtetin afrikan. Djaloshi vjen nga një familje sportive, pasi gjyshi i tij ishte futbollist, ndërsa e ëma hendbolliste.

Djaloshi kishte edhe një tragjedi familjare së fundmi, pasi në janar u vranë disa nga anëtarët e familjes në një sulm në Ouagadougou.

la font

Alban Lafont është lojtari më i ri që ka luajtur ndonjëherë në Ligue 1. Ai ka debutuar me 16 vjet e 310 ditë dhe tashmë ka mbi 30 paraqitje me ekipin e parë të Tuolouse, ndërsa ka qenë pjesë e Kombëtares francez U-16 dhe tani është në U-17.

Toulouse 2-0 PSG, notat e lojtarëve (Foto)
Lexo po ashtu Toulouse 2-0 PSG, notat e lojtarëve (Foto)

Pas ndeshje me PSG-ne tha se të gjithë ëndërrojnë të fitojnë ndeshje si kjo.

Lafont ka pranuar vetëm pesë gola në shtatë ndeshje që e shndërron në një prej portierëve më të mirë në Francë. Për të interesim ka shfaqur Arsenali.

Pas kësaj fitoreje skuadra e djaloshit është në vendin e dytë me 14 pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori