Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka vazhduar agjendën intensive në ditën e pesë të takimeve që po zhvillohen në New York në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Krahas takimeve bilaterale me shtetet njohëse dhe mos-njohëse, si dhe pjesëmarrjes në forumet multilaterale si SEECP, RCC, A5, agjenda e delegacionit shtetëror të Kosovës dhe e ministrit Hoxhaj është fokusuar edhe në rritjen e numrit të shteteve me të cilët Kosova ka marrëdhënie diplomatike, njofton kumtesa për media.
Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në New York, në prani edhe të Kryeministrit Mustafa, Hoxhaj ka nënshkruar në emër të Kosovës marrëdhëniet diplomatike me Republikën e Gambisë.
Hoxhaj ka thënë se Kosova çdo ditë po forcohet dhe po e zgjeron sovranitetin e saj duke formalizuar edhe zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me shtetet që e kanë njohur më herët.
“Krahas agjendës sonë të lobimit për njohje, takimeve të shumta në formate të ndryshme, një prioritet tjetër në politikën e jashtme të Kosovës është rritja e numrit të shteteve me të cilat kemi marrëdhënie diplomatike si akti i parë i domosdoshëm pas njohjes. Me këtë ne zgjerojmë dhe forcojmë sovranitetin e shtetit tonë dhe hyjmë në marrëdhënie kontraktuale të pakthyeshme. Pres një dinamikë edhe më të shtuar dhe për këtë po punojmë intensivisht” ka thënë Hoxhaj.
Ministri Hoxhaj ka vazhduar edhe me takime të tjera në New York, ku ka takuar edhe ministrin e Jashtëm të Andorrës, Gilbert Saboya Sunyé, të cilin e ka falendëruar për mbështetjen që ka dhënë shteti i tij për Kosovën./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë