Ekipi menaxhues, i cili do ta hartojë statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal, OSBE-në dhe BE-në, ende nuk e ka filluar punën.
Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka konfirmuar për gazetën “Zëri” se ky ekip ende nuk ka filluar punën, porse ekipi menaxhues është kompletuar me dy anëtarët e rinj.
“Në këtë kohë vetëm janë emëruar dy anëtarë të rinj të ekipit menaxhues, i cili ekziston që nga viti 2013. Ky ekip duhet të koordinohet me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, OSBE-në dhe me Bashkimin Evropian në lidhje me përpilimin e draftit të parë të statutit.
Ky proces ende nuk ka filluar”, ka thënë Gecaj për “Zërin”. Por, ende nuk dihet se kur do të fillojë punën ky ekip. Zëvendësministri Gecaj thekson se ende nuk kanë datë të caktuar.
“Nuk kemi ndonjë datë të caktuar”, është shprehur ai. Ndërsa, në anën tjetër krerët e Listës Serbe kanë kërkuar që sa më shpejt të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, pasi në këtë mënyrë më mirë do të mbrohen të drejtat e komunitetit që ai përfaqëson.
“Për serbët është shumë i rëndësishëm formimi i Asociacionit, pasi përmes tij do të mbrohen të drejtat e këtij komuniteti”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, i cili edhe ka numëruar disa incidente që kanë ndodhur në Kosovë ndaj serbëve. Sipas tij, Kushtetuta e Kosovës i jep të drejta të njëjta të gjithë qytetarëve të saj, por ndonjëherë këto të drejta nuk respektohen.
Ai ka përmendur edhe depërtimin e Marko Gjuriqit në mbrëmjen e së mërkurës nga Graçanica, duke e vlerësuar si jo të drejtë.
“Këto janë disa incidente që kanë ndodhur kohët e fundit dhe e kam një pyetje: A është Kushtetuta e Kosovës akt me të cilin garantohen të drejtat e njeriut? Sigurisht se Kushtetuta e Kosovës si akt më i lartë i një shoqërie, ku janë të inkorporuara dispozitat, konventat evropiane për të drejtat e njeriut dhe e cila paraqet një shoqëri të zhvilluar duhet t’u garantojë qytetarëve serbë të drejtat elementare”, është shprehur kreu i Listës Serbe.
Madje, Simiq ka kërkuar edhe ndihmën dhe angazhimin më të madh të komunitetit ndërkombëtar për t’i garantuar të drejtat e njeriut. Javë më parë ministrja për Dialog, Edita Tahiri, kishte kërcënuar me shkarkim të këtij ekipi në qoftë se nuk punon sipas ligjeve të Kosovës, sepse është i krijuar nga institucionet e Republikës së Kosovës.
“Porosia ime për këtë grup është që është mirë ta dinë se është një mekanizëm i krijuar nga shteti i Kosovës dhe duhet t’i respektojë ligjet e Kosovës. Nëse do të lejohen të manipulohen përsëri nga Serbia dhe ata e lejojnë këtë manipulim, ka mundësi që i shkarkojmë”, kishte thënë Tahiri. /Zëri/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPerandoria e shantazhit dhe shkatërrimi i grupit 'AlbKings' - si publikoheshin foto e video nudo të vajzave shqiptare
Ardita Sinani shpall fitoren në Preshevë, Fronti për Ndryshim fiton Bujanocin
Përplasja në distancë e Gërvalles me Presidenten, MPJD thyen heshtjen
Zbardhet fjalimi i Pjetër Shalës në Hagë: Unë nuk e di për çka duhet të paguaj, m’u shkatërrua jeta!
Rrëfimi i nënës së 7-vjeçares së rrëmbyer para 32 vitesh: Shpresoj ta kenë birësuar, jo t’i kenë shitur organet
“I kemi hyrë në borxh”, ish-kryeministri britanik Tony Blair me statujë në Ferizaj
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
Mozzik dhe Lotina Haziri në një lidhje dashurie?
Si e ndryshoi historinë amerikane ylli i filmave për të rritur?
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Dënime drakonike për duhanxhinjtë: 20 mijë euro gjoba për bizneset, 200 euro për personat që pinë duhan në ambiente të mbyllura
Donald Trump filloi të thotë gënjeshtra - shumë televizione amerikane ndërprenë transmetimin e konferencës
Sir Alex Ferguson nuk i foli asnjëherë lojtarit që ishte blerja e tij e fundit tek Man United