LAJMI I FUNDIT:

Bulliqi: Demarkacioni të përmirësohet pastaj të sillet në Kuvend

Bulliqi: Demarkacioni të përmirësohet pastaj të sillet në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shpejtim Bulliqi, në emisionin Politikë në Tribuna Channel ka thënë se çështja e Demarkacionit nuk duhet të kthehet në pikën zero, por vetëm të korrigjohen disa segmente brenda vijës kufitare.

“Demarkacioni, ne nuk pajtohemi që të kthehet në pikën zero. Ai nuk është i tëri keq dhe i gabuar. Janë disa segmente brenda vijës Kosovë-Mali i Zi që duhet të korrigjohen. Këto segmente kanë mundësi të mënjanohen për një afat të shkurtët kohor. Mjafton vullneti i të dyja palëve dhe të arrihet një marrëveshje për këtë çështje”, ka thënë Bulliqi në Politikë përballë Sejdi Demirit.

Tutje, Bulliqi ka shtuar se projektligji për Demarkacionin duhet të përmirësohet dhe të sillet sërish në Kuvend, gjë që, sipas tij, këtë e cakton Qeveria.


“Ne duhet të pajtohemi që çështja e marrëveshjes ka ardhur në Kuvend dhe është tërhequr. Kur e sjellë sërish në Kuvend është çështje e Qeverisë. Do të ishte më mirë që të përmirësohej dhe të vinte në Kuvend për tu votuar projektligji i Demarkacionit”.

Bulliqi tha se kjo Qeveri nuk ka deri sot asnjë aferë të hapur korruptive, sipas tij, publikisht nuk është asnjë ministër i akuzuar.