LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Marrëveshja me Serbinë i jep fund përdorimit të tabelave “proba”

Tahiri: Marrëveshja me Serbinë i jep fund përdorimit të tabelave “proba”

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka theksuar se marrëveshja me Serbinë për tabelat e automjeteve, do t’i jap fund përdorimit të tabelave “proba”.

Tahiri në Kuvendin e Kosovës ka thënë se kjo marrëveshje lehtëson qarkullimin në mes dy vendeve dhe u jep fund tabelave ilegale.

“Kjo marrëveshje i jep fund përdorimit të tabelave “proba”, që Serbia kishte përdorur njëanshëm ndaj veturave të Republikës së Kosovës. Rëndësia e kësaj marrëveshje është se jo vetëm që lehtëson qarkullimin, por detyron automjetet e Serbisë t’i nënshtrohen reciprocitetit me Kosovën dhe u jep fund tabelave ilegale. Reciprociteti në tabela të automjeteve do të aplikohet për veturat e të dy shteteve sipas modelit Maqedoni – Greqi”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/