LAJMI I FUNDIT:

Dosje e pa parë e Wikileaks për Maqedoninë (Dokument)

Dosje e pa parë e Wikileaks për Maqedoninë (Dokument)

Së fundmi, mediat maqedonase publikuan dy dokumente nga Wikilieaks, ku përmenden zhvillimet politike dhe zgjedhjet në vitin 2007 – 2008, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në dokumentin e parë, kryeministri i atëhershëm i kishte premtuar BDI-së, që nëse i ndihmojnë që të mbetet në funksionin e kryeministrit, atëherë para deputetëve do të propozojë ligj përmes të cilit, luftëtarët e UÇK-së, do të fitojnë ndihmë sociale, si edhe ligj për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare. Megjithatë një gjë e këtillë nuk ishte realizuar, ndërkaq përmendet edhe mungesa e mbështetjes nga ana e LSDM-së.

Në dokumentin e dytë, mediat kanë shkruar për trysninë e ministrit të atëhershëm të jashtëm, Antonio Milloshoski, mbi ODIHR-in, përmes ambasadores amerikane në Shkup, Gillian Milovanovic. Ai kishte kërkuar nga ambasadorja Milovanovic që të ndikojë mbi ODIHR-i në lidhje me zgjedhjet, duke i sugjeruar që raporti të përfshijë qëndrimin pozitiv të partisë së tij.


Mirëpo, medat maqedonase e kanë anashkauar, me apo pa qëllim, një fakt të rëndësishëm në këtë kabllogram të publikuar nga Wikileaks. Milloshoski kishte kërkuar që në raport të përmendet mendimi pozitiv i partisë OBRM-PDUKM, dhe se vetëm në 1-2% e vendvotimeve në një pjesë të vendit, kishte patur probleme, pra përgjithsisht zgjedhjet paskanë qenë korrekte dhe të rregullta.

Ai ka sugjeruar që theksimi i problemeve në Maqedoninë veripërndimore, si dhuna dhe trysnia, do të kishte nxitur konflikte ndëretnike. Pra, një vlerësim pozitiv do të ishte më i miri për stabilitetin e brendshëm. Milloshoski kishte drejtuar një kërkesë të ngjashme edhe te Robert Barry, shef i atëhershëm i ODIHR-it.

Wikileaks 1 Milloshoski

Megjithatë, ambasadorja amerikane Gillian Milovanovic ishte befasuar pakëndshëm nga kjo kërkesë e ministrit Antonio Milloshoski. Kabllogrami tregon se mbikëqyrjet personale të ambasadores dhe të 26 ekipeve monitoruese të ambasadës amerikane, kanë treguar për probleme serioze në më shumë se 1-2% të vendvotimeve. Ambasadorja nuk ishte pajtuar edhe me vlerësimin se problemet kanë ndodhur vetëm në rajonet me popullatë etnike shqiptare, duke shtuar se Maqedonia është një shtet dhe se qeveria e Maqedonisë kontribuon në idenë e ndarjes, duke tentuar t’i ikë përgjegjësisë për sundimin e ligjit dhe garantimin e të drejtave të barabarta për tërë vendin.

Wikileaks 2 Milloshoski

Më tej, Milovanovic i ka thënë ministrit Milloshoski se vjedhja e e votave do të kërkonte një ripërsëritje masive, jo vetëm në 60 vendvotime, por në të gjithë vendvotimet ku ka patur raporte të besueshme për parregullësi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori