Sekretari i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi në një prononcim për Telegrafin në lidhje me mundësinë që çështja e demarkacionit me Malin e Zi mund të prodhojë luftë në pjesën kufitare ka thënë se Kosova dhe Mali i Zi nuk kanë asnjë çështje të hapur me njëra tjetrën, nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës dhe as të ndonjë natyre tjetër.
Ai ka thënë se të dy shtetet duhet të vazhdojnë t’i kultivojnë marrëdhëniet e mira.
“Kosova dhe Mali i Zi janë shtete fqinje të cilat edhe e kanë njohur reciprokisht njëra tjetrën dhe kanë marrëdhënie të mira. Kosova dhe mali i Zi nuk kanë asnjë çështje të hapur me njëra tjetrën, nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës dhe as të ndonjë natyre tjetër. Kështu që të dy palët duhet të vazhdojnë t’i kultivojnë këto marrëdhënie të mira”, tha Sherifi.
Sipas tij, sa i përket versionit aktual të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, ky nuk është problem mes Kosovës dhe Malit të Zi, por mes qeverisë së Kosovës dhe popullit të Kosovës prandaj edhe duhet të trajtohet si i tillë.
“Së pari ne duhet të bëjmë çmos që të mos e lejojmë ratifikimin e këtij versioni të marrëveshjes pa u hequr të gjitha dilemat që janë ngritur deri më tani nga opozita, ekspertët dhe qytetarët e Kosovës dhe pa u siguruar 100% se vija kufitare është aty ku ka qenë gjithmonë. Zakonisht, për një shtet të ri, shënimi i kufijve me shtetet fqinje do të duhej të ishte arsye për festë, te ne, për shkak të kësaj marrëveshje të gabuar dhe të dëmshme kemi një situatë të tensionuar politike me mundësi të përkeqësimit edhe të gjendjes së sigurisë”, tha sekretari i Nismës për Kosovën.
Sherifi kërkoi që qeveria duhet të heqë dorë nga logjika e trajtimit të kësaj çështje si një çështje të numrave.
“Çështja e shënimit të kufijve shkon përtej numrave të një mazhorance të një mandati 4 vjeçar. Shënimi i kufijve është një vendim që merret njëherë dhe përgjithmonë. Dhe, nëse qeveria, megjithatë vendos që të vazhdojë me çdo kusht të ratifikojë këtë version, atëherë askush nuk mund të dijë me siguri se si pas kësaj do të zhvilloheshin ngjarjet”, tha ai.
Ndryshe, ish-kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, paralajmëron se çështja e Demarkacionit mund të sjell sërish luftë në Kosovë brenda 5 viteve.
“Kufiri është çështje e ndarjes së territorit. Nuk kemi tokë për të falur. Në atë tokë është derdhur gjak dhe ne s’kemi gjak për të falur. Thaçi dhe Mustafa të japin dorëheqjen. Në 4-5 vitet e ardhshme ka gjasa të ketë përsëri luftë”, ka thënë Kurti nga Tirana, gjatë takimit me kryefjalë demarkacionin me Malin e Zi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj