LAJMI I FUNDIT:

Milionerët anglezë e blejnë skuadrën e Elbasanit

Milionerët anglezë e blejnë skuadrën e Elbasanit

Elbasani u shit ditën e djeshme edhe “de juro”, teksa pronarët anglezë e blenë për një milion euro.

Skuadra që u shpall kampione në sezonin 2005-2006 në Superligë, tashmë ka kaluar nën drejtimin e kompanisë angleze.

Ajo që bie në sy është shifra e shitjes së këtij klubi për një milion euro, aq sa vlera e Olayinkës që u shit në sezonin e dimrit te Gent në Belgjikë, transmeton newsport.al.


Pra siç e shohim vlera e verdhebluve është sa vlera e një lojtari të Skënderbeut. Kujtojmë që edhe Liridon Latifi ishte pranë transferimit për një milion euro në Rusi, por ky kalim i tij dështoi në fund.