LAJMI I FUNDIT:

Zvogëlimi i Qeverisë, i pashmangshëm

Zvogëlimi i Qeverisë, i pashmangshëm

Kryeministri Isa Mustafa, së bashku me partnerët e koalicionit (PDK), pritet të bëjë riformatim të Qeverisë, me ç’rast do ta zvogëlojë edhe numrin e ministrive.

Ndonëse nuk kanë saktësuar se kur pritet të nisë një gjë e tillë, përfaqësues të ekzekutivit kanë thënë se riformatimi patjetër do të ndodhë, madje një nxitëse në këtë drejtim do të jetë edhe posti vakant i ministrit të Integrimit, shkruan “Zëri”.


Ndonëse njohësit e çështjeve politike në Kosovë kanë rekomanduar që Ministria e Integrimit Evropian të shkrihej në një dikaster të Ministrisë së Jashtme, kjo Ministri do të vazhdojë të funksionojë si e pavarur edhe më tutje.

PDK-ja e LDK-ja, të gatshme për riformatim

Për riformatimin e Qeverisë dhe strukturimin e saj janë pajtuar të dy partitë e mëdha të koalicionit, PDK-ja dhe LDK-ja.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Faton Abdullahu, ka thënë për “Zërin” se Qeveria do ta realizojë riformatimin, mirëpo nuk ka dhënë hollësi rreth Ministrisë së Integrimit Evropian, sado që ajo është pa ministër qe disa ditë.

“Riformatimi si synim nuk është përcaktuar se do të bëhet detyrimisht brenda një kohe të caktuar, por është pajtim i partnerëve të koalicionit se do të bëhet gjithsesi. Kjo edhe do të ndodhë”, ka deklaruar ai, duke mos saktësuar se kur pritet të ndërmerret një vendim i tillë.

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori