LAJMI I FUNDIT:

250 infermierë kosovarë sivjet do të punësohen në Gjermani

250 infermierë kosovarë sivjet do të punësohen në Gjermani

Në inaugurimin e Programit Gjermano-Kosovar për Arsim dhe Karrierë, të organizuar nga “Qeap-Heimerer”, u tha se 250 infermierë të rinj nga Kosova kanë të drejtat e barabarta me qytetarët gjermanë për punësim në sektorin e shëndetësisë në Gjermani.

Drejtori i “Qeap-Heimerer”, Petrit Beqiri është i bindur se dy sektorët, arsimi dhe shëndetësia janë dhe do të mbesin ndër sektorët me prioritet për punësimin e kosovarëve profesionistë në Gjermani.

Ai tha se ky grup prej 250 infermierëve nuk është i pari e as i fundit për punësim me kontrata fillestare dy vjeçare.


Këtij punësimi, i është gëzuar edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, i cili tha se është hera e parë që kosovarët nuk po shkojnë si azilkërkues, por sipas tij, si profesionistë.

Ai tha se është një imazh i mirë për Kosovën. Punësimi ka karakter edhe aftësim profesional për të rinjtë kosovarë, por nevojitet edhe zotërimi i gjuhës gjermane dhe kualifikim shkollor. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!

Ekonomi
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Bitcoin bie nën 100,000 dollarë pas vendosjes së tarifave të importit nga Donald Trump

Botë
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Të martën, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin

Të martën, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin "Dorëshkrimi fanariot" të autores rumune Doina Ruşti

Ekonomi
Kalo në kategori