Në Maqedoni nuk e kërkoi fatin për të bërë karrierë dhe emigroi në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar e punuar si dizajner në disa kompani të mëdha. Bëhet fjalë për dizajnerin Pëllumb Gurra i cili deri tani ka punuar për disa kompani të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga viti 2007 Gurra ka punuar për ”Jones & Bowen”, kompani prestigjioze për prodhimin dhe shitjen e orëve dhe bizhuterive luksoze.
Në këtë kompani Gurra ka punuar për 11 muaj prej ku është shpërngulur tek kompania ”Morath Automotive Development” ku ka qenë përgjegjegjës për dizajnimin e veturave supermoderne Morath JH8 dhe Morath 3REE. Në këto dy projekte ai ka punuar për 4 muaj, për të ia dhënë bukurinë këtyre veturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Morath JH8
Morath 3REE
Më vonë Gurra ka punuar për kompaninë ”Lufthafen S.A.” ku ka qenë përgjegjës për dizajnimin e brendshëm të disa kazinove nëpër botë, pronë e të cilave është kompania ”Lufthafen S.A.”
Nga Prilli i viti 2011 e deri më prill të vitit 2014 ai është rikthyer në kompaninë”Jones & Bowen” për të punuar në produkte si Aston Martin, Vacheron Constantin, Colibri, Andrew Marc dhe Huyndai duke marrë disa çmime ndërkombëtare për dizajn.
Kompania Aston Martin e pëlqeu punën e Pëllumbit dhe e rekrutoi që ai pastaj të punojë për ta në projekte të ndryshme: Aston Martin AMY120 Yacht, Aston Martin AM37 Speedboat, Aston Martin DBX Concept, Aston Martin 2015 Geneva, New York and Dubai Show Stands, Pakerson Shoes, Formitalia Furniture, Grant Macdonald Accessories, Aston Martin Watches dhe Aston Martin 37S.
Prodhimi i fundit i Aston Martin i bërë nga dora dhe e menduar nga tetovari Pëllumb Gurra nga 28 shtatori e deri më 1 tetor do të prezentohet në Monako në shown e shtrenjtë të jahteve luksoze.
Mariella Mengozzi, CEO i Quintessence Yachts, nënkompani e Aston Martin në njoftimin e nisur për fansat e këtij sporti ka shkruar ”Jam shumë i kënaqur nga produkti final të cilin mund ta shihni të gjithë nga 28 shtatori e deri më 1 tetor. Do të mund ta shihni se këtë jaht të fuqishëm ju mund ta merrni me disa ngjyra” thotë Mariella Mengozzi.
Për këtë jaht është interesuar edhe ”Bloomberg Business” duke e quajtur këtë prodhim si të shkëlqyeshëm./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Taravari: Rrjetet sociale po marrin jetët e fëmijëve
“The Wall Street Journal”: Harrojeni Italinë, ja pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës i turistëve të zgjuar
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj