LAJMI I FUNDIT:

Banorët e objektit banesor në “Dardani” nën qiell të hapur, kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Banorët e objektit banesor në “Dardani” nën qiell të hapur, kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit

Disa familje të lagjes ‘Dardania’ në Prishtinë, vazhdojnë të qëndrojnë në qiell të hapur, pasi policia i largoi ata nga objekti banesor, sipas një vedimi të Gjykatësi i cili ata i cilëson si uzurpatorë të pronës.

Policia i nxori ata jashtë banesave dhe tash kanë mbetur nën tenda, në të cilat thanë se do të flenë sonte.


Por, jo të gjithë kanë vendosur të rrinë jashtë. Besim Rexhepi, i larguar nga banesa me forcë gjatë ditës, bashkë me familjen e tij, deklaroi se ka vendosur të rikthehet në banesë.

Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku policia sot intervenoi për t’i larguar banorët (Foto/Video)
Lexo po ashtu Një 12 vjeçare hidhet nga kati i tretë i banesës në Dardani, ku policia sot intervenoi për t’i larguar banorët (Foto/Video)

“Në fshat e kam shtëpinë e djegur e komuna nuk na ofron kurrfarë zgjidhje. Policia a na ka rrah dhe na ka largu”, tha ai, raporton lajmi.net.

“E kemi thy derën dhe kemi hy, sepse nuk kam ku të shkoj. Le t’ma marojnë shtëpinë time atje, unë kthehem se nuk kam ku të shkoj. Ja ku i kam dokumentet”, tregon ai.

Largohet policia, kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video)
Lexo po ashtu Largohet policia, kryetari Bashkësisë Lokale të Dardanisë kërkon dorëheqjen e Shpend Ahmetit (Video)

Ndërkohë, një banor tjetër tha se ajo që ka ngjarë nuk e kanë pritur e që sipas tij, “shqiptari kundër shqiptarit”.

“ Këmbën e kam të vrarë, por policia më tha se kemi me ta thy krejt”, tha ai.

“Kërkojmë që Shpend Ahmeti të japë dorëheqje. Edhe sa njerëz duhet të hidhen nga banesat e të vdesin”, tha ai.

“Shpend Ahmeti duhet të japë dorëheqje bashkë me kryeshefin e BVI-së. Marre me ju ardhë.  Ata duhet të japin dorëheqje”, tha ai.

Nga ana tjetër, në këtë aksion janë liruar gjashtë banesa, kurse të tjerat pritet të lirohen ditëve në vazhdim.

Ndryshem sonte një vajzë e mitur ka rënë nga ballkoni i ndërtesës në lagjen “Dardania” në Prishtinë, prej ku sot janë nxjerr me dhunë nga policia disa familje.

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori