LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Numri i udhëtarëve të cilët udhëtojnë me tren është zvogëluar për 50%!

LSDM: Numri i udhëtarëve të cilët udhëtojnë me tren është zvogëluar për 50%!

LSDM në një komunikatë për Telegrafi Maqedoni njofton opinionin se numri i udhëtuesve të cilët udhëtojnë me tren është zvogëluar për 50%.

LSDM në vijim me grafikon tregon uljen e transportit të udhëtuesve dhe të mallrave.

1.500.000 udhëtues paskan udhëtuar me tren deri vitin 2008. Numri qenka përgjysmuar në 800.000 udhëtues.


3.800.000 tona mallrash janë transportuar me tren deri vitin 2006. Numri është më shumë se i përgjysmuar, në 1.500.000 tona.

Këto janë faktet për politikat e papërgjegjshme të qeverisjes së Gruevskit duke shkaktuar dëm qytetarëve dhe biznesave.

Ka logjike se pse qytetarët nuk udhëtojnë me tren në kohë kur ndërmarrja publike Hekurudhat e Maqedonisë-Transport, e drejtuar nga kuadro të pushtetit aktual, i anulon trenat udhëtarësh.

Së fundmi, u anuluan trenat në relacion Shkup-Kërçovë-Shkup, Shkup-Koçan-Shkup dhe Shkup-Gjevgjeli-Shkup, vetëm tre muaj pas paralajmërimit pompez të muajit qershor se do të jenë lëshuar për të qarkulluar. Ky reduktim i trenave që duhej të qarkullonin kah më shumë qytete të vendit, erdhi pas anulimit historik të linjave ndërkombëtare, për herë të parë pas 143 vitesh.

Pas muajit dhjetor, ne do të drejtohemi kah modernizimi i infrastrukturës dhe rindërtimi i parkut të transportit që të sigurojmë një qarkullim hekurudhor aktiv, një gjë me të cilën do të mundësojmë qytetarëve dhe biznes sektorit përsëri ta shfrytëzojnë trenin si një automjet të shpejt, me çmime të volitshme’, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist

Ngrihet atakuzë për terrorizëm, i pandehuri i ishte bashkuar grupit terrorist "Al Nusra" në vitin 2013

Drejtësi
Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Përmbytjet pas çarjes së digës në hidrocentralit në Bunec të Himarës, Ministria e Mbrojtjes zbulon detajet

Lajme
I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

I moshuari i ankohet Kurtit: Çka na dalin 100 euro për ilaçe, një deputet i yti merr mbi dy mijë euro

Politikë
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori