LAJMI I FUNDIT:

Studentët mbajnë ‘orë mësimi’ para Kishës Ortodokse (Foto/Video)

Studentët mbajnë ‘orë mësimi’ para Kishës Ortodokse (Foto/Video)

Grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës, të quajtur “Uniteti”, në formë simbolike e kanë mbajtur një orë mësimi prej 45 minutave, duke lexuar në kampusin e UP-së, para Kishës Ortodokse.

Aurela Kadriu, studente e Sociologjisë në Universitetin e Prishtinës tha për Telegrafin se kanë dal për të kundërshtuar ideologjinë e prezencës së këtij objekti famëkeq dhe goxha të shëmtuar.

Sipas saj, ky objekt duhet të funksionalizohet për studentët, profesorët dhe punëtorët e UP-së.


“Nuk kemi dal për të kundërshtuar prezencën e këtij objekti pse kjo është një kishë ortodokse, por kemi dal për kundërshtuar nga aspekti ideologjik dhe urbanistik. Nuk mund ta mohojmë historinë se si është ndërtuar ky objekt dhe rrjedhimisht mendojmë që nuk duhet të jetë ky objekt këtu në këtë imazh”, tha ajo.

Ajo tha se ky objekt të jetë në shërbim të studentëve, e jo në shërbim të klerikëve fetare.

“Të funksionalizohet për student. Ne kemi dal që të lexojmë dhe prezenca kaq e madhe e këtyre policëve do të thotë shumë për ne”, tregoi qëllimin e daljes në protestë kjo studente e fakultetit sociologjik.

Përpos studentëve të cilët ishin ulur dhe lexonin me zë të lartë, aty ishte një kordon policor të cilët kishin dal në mbrojtje të kishës ortodokse që ndodhet brenda kampusit universitar. /Telegrafi/

1

2

3

4

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut

Lajme
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri

Lajme
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?

Shëndetësi
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme

"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori