LAJMI I FUNDIT:

Si vjen në jetë një fëmijë? (Foto)

Si vjen në jetë një fëmijë? (Foto)

Fotografi Lennart Nilsson ka shpenzuar 10 vite të jetës së tij duke e dokumentuar rritjen e embronit njerëzor, nga mbetja shtatzënë e deri tek lindja.

Bota për Lennart Nilsson kishte dëgjuar për herë të parë në vitin 1965, kur revista LIFE kishte publikuar 16 faqe të fotografive të tij rreth embrionit njerëzor. Fotografitë menjëherë ishin publikuar edhe në Stern, Paris Match, The Sunday Times etj., transmeton Telegrafi.

Mikroskopët dhe kamerat ishin pasioni kryesor i Nilssonit, qysh nga fëmijëria. Me kohën, ambicia e tij ishte formuar për t’i treguar botës bukurinë e trupit njerëzor në nivelet më të vogla. Ai kishte menaxhuar që fotografitë e tij të para të fetusit t’i bënte në vitin 1957, por nuk ishin aq të mira sa për t’u publikuar.


Fotografitë më precize kishte arritur t’i bënte me ndihmën e një cistoskopi – instrument mjekësor që përdoret për ekzaminimin e fshikëzës urinare. Ai ia kishte bashkuar cistoskopit një kamerë bashkë me pak dritë dhe kishte bërë mijëra fotografi duke dokumentuar jetën e embrionit në mitrën e nënës.

Nisson me të vërtetë që kishte krijuar diçka shumë të mahnitshme: për herë të parë njerëzit kishin mundur ta shihnin me sytë e tyre mbetjen shtatzënë dhe zhvillimin më të hershëm të jetës njerëzore.

Libri i Nisson, ’A Child is Born’, ishte publikuar në vitin 1965. Të gjithë kopjet e librit ishin shitur brenda pak ditëve dhe libri ishte ripublikuar shumë herë, duke u bërë një ndër librat më të njohur të fotografisë.

Lennart Nillson tani është 91 vjeçar dhe ende është i interesuar në shkencë dhe fotografi. /Telegrafi/

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23

Në trend Femra

Më shumë
Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Pse duhet të flini pa të brendshme dhe si ndikon në shëndetin tuaj?

Kujdesi për lëkurën dhe trupin
Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Ajo ka gjoksin më të mirë në botë: Kontrolloni si është gjoksi juaj - duhet t’u kushtoni vëmendje këtyre masave

Këshilla për prindërit: Këto janë mënyra se si mund t'i ndihmoni fëmijët që ndihen të vetmuar

Këshilla për prindërit: Këto janë mënyra se si mund t'i ndihmoni fëmijët që ndihen të vetmuar

Fëmija juaj
Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Historia e Kendra Spears, modeles që u bë princeshë dhe që të gjithë e adhurojnë

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Si të bëni foto të nxehta për t'ia dërguar të dashurit tuaj? 11 ide që do ta bëjë të çmendet pas jush

Është koha të eksperimentoni: Katër tendencat e atleteve për pranverë

Është koha të eksperimentoni: Katër tendencat e atleteve për pranverë

Aksesorë
Kalo në kategori