LAJMI I FUNDIT:

Google Maps tani do ta dijë edhe si lëvizim në rrugë

Google Maps tani do ta dijë edhe si lëvizim në rrugë

Urban Engines është kompani e cila analizon trafikun urban dhe si njerëzit lëvizin nëpër qytet. Kështu, duket normale që një kompani e cila dëshiron të ketë harta më të sakta të blejë këtë biznes.

Këtu hyn në lojë Google. Gjiganti i kërkimit ka blerë Urban Engines me qëllimin e vetëm në përmirësimin e aplikacionit të hartave, Maps.


“Analizat e lokacioneve janë një fokus i rëndësishëm për Google dhe Urban Engines, dhe ne jemi të ngazëllyer që do të kombinojmë forcat për të kuptuar më mirë se si bota lëviz,” thuhet në deklaratën e njoftimit.

Ende është herët të dijmë se si Urban Engines do t’i ndihmojë Maps mirëpo, bazuar në historinë e kompanisë mund të dihet se aplikacioni do të ketë njohuri më të mëdha në rrugët që rrugëtohen në lëvizjet e trafikut.