Megjithëse ka pasur deklarata kundërthënëse nga palët në dialog, rreth arritjes së marrëveshjeve në Bruksel, ministrja për Dialog Edita Tahiri, thotë se deklaratat e saj rreth arritjes së marrëveshjes së tabelave të veturave që hyjnë në Serbi dhe anasjelltas janë të sakta.
Në një intervistë për KosovaPress Tahiri ka pohuar se tashmë do të ketë reciprocitet mes dy shteteve, sa i përket përdorimit të tabelave të veturave dhe se tabelat prova tashmë janë hequr. Sipas Tahirit, kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi nga 15 nëntori i këtij viti.
E, sa i përket qëndrimit të palës serbe dhe BE-së për marrëveshjen e arritur, të cilat nuk përputheshin me deklaratat e ministres Tahiri, ajo thotë se nxitoi t’u japë lajme të mira qytetarëve të Kosovës, të cilët sipas saj, janë të frustruar dhe nervozuar me këto tabela.
Një gjë të tillë Tahiri thotë se nuk e bëri pala serbe dhe as Brukseli, i cili sipas saj bëri njëfarë balanci rreth këtyre deklarimeve.
“Heqja e tabelave prova fillon me 15 nëntor të këtij viti. Që nga 15 nëntori qytetarët tanë nuk do të ballafaqohen me tabela prova, por do të fillojë reciprociteti me letra ngjitëse për të dyja palët, për të dy shtete. E para çështje që është zgjidhur, është çështja e heqjes së tabelave prova, që janë aplikuar një anshëm nga Serbia, ndaj veturave të Kosovës, me targa RKS. Dhe tani është arritur reciprociteti mes dy shteteve dhe se ajo çfarë vlen për veturat e një shteti, do të vlejë dhe për tabelat e veturave të shtetit tjetër. Kjo është arritur javën e kaluar dhe unë e kam bërë publike marrëveshjen. Sepse e kam pasur parasysh që qytetarët e Kosovës, kanë qenë të nervozuar dhe frustruar me këto tabelat prova dhe kam dashur që ta jap lajmin menjëherë. Ndërkohë që pala serbe, nuk ka qenë e gatshme ta jap menjëherë. Dhe pastaj BE bëri një lloj balanci. Mirëpo unë dhe javën e kaluar iu t regova që marrëveshja është arritur dhe do të vërtetoheni se është arritur”, thotë Tahiri.
Pjesa e dytë e marrëveshjes, sipas Tahirit ka të bëjë me heqjen e tabelave ilegale, që qarkullojnë ende në veri të Kosovës, të cilat duhet të hiqen nga qarkullimi për 12 muaj, marrëveshje kjo e cila do të fillojë të zbatohet nga janari i vitit që vjen.
“Kjo fillon në janar të vitit të ardhshëm dhe për 12 muaj duhet të hiqen krejt këto tabela, që kanë emra KM, GL etj. Një kohë të gjatë ne kemi marrë masa për heqjen e tyre. Por ende ka pasur në qarkullim. Kështu që me këtë vendim përbrenda 12 muajve më në Kosovë nuk guxon me pas tabela ilegale”, thotë ajo.
Si pjesë e tretë e marrëveshjes sipas saj, është dakordimi që nga nëntori të fillohet me dhënien e dokumenteve të shtetësisë së Kosovës, në katër komuna veriore, dhe për këtë, Tahiri thotë se po përgatitet zyra dhe stafi.
“Ne po përgatisim zyrat, e kemi rekrutu stafin. Për këtë marrëveshje, nuk do të ketë pengesa as nga kryetaret e komunave dhe se as Serbia nuk do të ndikojë negativisht, pasi që është pajtuar që të mos pengoj. Prej nëntorit ne do të fillojmë t’i japim dokumentet e shtetësisë së Kosovës atje, prej certifikatave të lindjes, pasaportat dhe të gjitha llojet e dokumenteve të shtetësisë së Kosovës”, thotë Tahiri.
Sa i përket pikës tjetër të kësaj marrëveshje, Tahiri thotë se palët kanë pranuar që të vazhdohet validiteti i tabelave KS edhe për pesë vjet, në mënyrë që t’u jepet një klimë pozitive gjithë këtyre të arriturave në kuadër të kësaj marrëveshje.
“Edhe për 5 vjet tabelat KS kjo është bërë me qëllim, që të krijohet një mundësi e integrimit të këtyre automjeteve, të cilët një kohë të gjatë kanë refuzuar t’i heqin tabelat ilegale. Dhe si stimulim për ata që ti heqin ne kemi zgjatur dhe për 5 vjet tabelat KS”, thotë ajo.
Kurse, rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, Tahiri deklaroi se për këtë, kanë kushtëzuar palën serbe, që pa u plotësuar disa kushte si heqja e barrikadës nga Ura e Ibrit, marrja e kodit telefonik dhe pavarësimi i KOSTT-it, të mos fillojnë me veprime për Asociacionin.
“Grupi menaxhues është krijuar me 2013 nga ministria e pushtetit lokal. Arsyeja pse ende nuk kanë filluar punët rreth hartimit te statutit te asociacionit, është sepse ne e kemi kushtëzuar këtë çështje me marrjen e kodit telefonik, pavarësimin e KOSTT-it dhe heqjen e barrikadës nga ura e Ibrit. Barrikada është hequr më 14 gusht. Por dy kushtet tjera ende nuk janë plotësuar. Prandaj nuk kanë filluar punët rreth hartimit te statutit te Asociacionit”, ka thënë Tahiri./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProfili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A