LAJMI I FUNDIT:

Poposki: Qeveria e Maqedonisë pjesërisht do t’i përgjigjet kërkesës së Turqisë

Poposki: Qeveria e Maqedonisë pjesërisht do t’i përgjigjet kërkesës së Turqisë

Qeveria ka vendosur të veprojë pjesërisht në kërkesën e Turqisë, të cilat janë dorëzuar pas një përpjekje të dështuar për grusht shtetin ushtarak, tha ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki për Radio Evropa e Lirë. Poposki nuk deshti të komentojë për çka bëhet fjalë në kërkesën e Turqisë dhe as çfarë masash do të merren, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qeveria turke pas një grushti shteti të dështuar disa shteteve të Ballkanit u bëri thirrje për të mbyllur shkollat private dhe OJQ-ve të dyshuar se mund të jenë të lidhura me lëvizjen Gulen, Hizmet. Një kërkesë e tillë i është dorëzuar qeverisë maqedonase, por deri më sot nuk është shpalosur saktësisht se cilat janë ato kërkesa, apo nëse ndonjë prej tyre tashmë është përmbushur.

Në Maqedoni, gjendet shkolla Yahya Kemal, javorja “Zaman”, organizata “Sedef” agjencia “Bashak” Kompania “Rainbow”, dhe zinxhiri i tregjeve EVAR. /Telegrafi/