Ka nëna të cilat me sukses ditë e natë ushqejnë foshnjën e tyre me gji dhe, megjithatë, heqin dorë. Ato janë nëna të cilat nuk kanë besim tek vetja.
Ato frikësohen se nuk do të mund të vazhdojnë më shumë dhe vazhdimisht kërkojnë të verifikojnë frikën e tyre, transmeton Telegrafi.
Në qoftë se bebja nganjëherë qan më shumë se zakonisht, mendojnë se nuk kanë qumësht të mjaftueshëm. Në qoftë se bebja ka ngërçe, i dalin puçrra apo ndryshojnë jashtëqitjen, posaçërisht nëse jashtëqitja merr ngjyrë të gjelbër, menjëherë dyshohet tek qumështi i nënës.
Shumë nëna heqin dorë nga ushqimi me gji për shkak të thashethemeve se bebja e cila ushqehet me ushqim artificial fiton peshë më të madhe. Ndonjëherë i luhatin ato që lexojnë se nënat e tjera kanë hequr dorë nga ushqimi me gji pas 2 apo 3 muajve për shkak se nuk kanë pasur qumësht të mjaftueshëm… Krahas kësaj, më afër e kanë shishen me ushqim artificial.
Ndoshta fajin e ka ushqimi artificial?
Kur nëna fillon t’ia plotësojë ushqimin bebes, duke i dhënë disa herë në ditë nga një shishe ushqim artificial, interesimi i bebes për të thithur zvogëlohet. Bebja fillon më pak të thithë gjirin, gjë që u dërgon sinjal gjinjve që të prodhojnë më pak qumësht.
Sasia normale e qumështit që e prodhojnë gjinjtë nuk është përherë e njëjtë. Ajo ndonjë ditë mund të jetë më e vogël, por ditën tjetër më e lartë, varësisht nga ajo sesa kërkon bebja. Duke u rritur, bebja thith gjithnjë e më shumë qumësht, më mirë i zbraz gjinjtë dhe sasia e qumështit shtohet.
Nëse vërtet duhet patjetër t’ia plotësoni ushqimin bebes, jepjani vetëm një shishe në ditë në atë kohë kur më së vështiri e keni për t’i dhënë gji. Gjatë natës është më mirë ta ushqeni me gji, në mënyrë që dallimi kohor të jetë sa më i vogël, pastaj edhe për të pasur më shumë qumësht.
Mënyra më e mirë e plotësimit të ushqimit është që bebes t’ia jepni pasi ta keni ushqyer me gji. Në këtë mënyrë nuk do të bëhet bebe dembele edhe për thithjen tjetër.
Nëse jeni e detyruar ta ushqeni beben tuaj me këto dy mënyra, është mirë që të jeni shumë e durueshme, sepse bebja gjysmën e pi, e gjysmën tjetër e hedh.
Nëse keni bindjen se pasi ta keni ushqyer beben me gji ju ka mbetur ende qumësht, nxirreni me dorë apo me pompë. Për këtë arsye gjatë ushqimit tjetër do të keni më tepër qumësht.
Kjo nuk do të thotë se patjetër duhet ta nxirrni qumështin. Zakonisht është e mjaftueshme disa herë apo disa ditë, në mënyrë që t’ju vijë më shumë qumështi. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse duhet të vendosni sodë buke poshtë syve?
Është e mahnitshme se sa i ngjajnë njëra-tjetrës: Kjo është motra e Melania Trump, të cilën ia ka fshehur publikut prej vitesh!
Çfarë nuk mund të ndryshojnë femrat kurrë te meshkujt
Ti je e dashura numër 2
Sa dhëmbë duhet të ketë fëmija një vjeç?
Mesazhet sekrete që mund të ndihmojnë fëmijët autikë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!