“Ishim në prokurori do emërime me i bërë, por duhet më tutje me vazhduar”.
Adem Grabovci, ish-kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, mund të ketë ironizuar duke aluduar në përgjimet e bisedave të tij telefonike, që datojnë nga viti 2011, por deklarata e tij megjithatë e shpreh qartë “shpërfilljen ndaj sistemit të drejtësisë”.
Deklarata e Grabovcit e bërë pas marrjes në pyetje në Prokurorinë Speciale në kuadër të hetimeve që ka nisur kjo e fundit ndaj tij, për një varg veprash penale që ndërlidhen me fuqinë e pushtetit që ka bartur, dëshmon thonë njohësit e rrethanave, “pushtetin që mund ta ketë politika mbi drejtësinë”.
Afera e përgjimeve, që përfshiu edhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike në pushtet nxori në shesh ndikimin që autoritetet në vend kanë jo vetëm mbi institucionet e pavarura, por mbi të gjitha mbi sistemin e plotë të drejtësisë, shkruan “Evropa e Lirë”.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në gjykata mund të ketë ndikime dhe ndërhyrje nga politika, por Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Nehat Idrizi, tha për Radion Evropa e Lirë se deri tash nuk ka ndonjë informacion se diçka e tillë ka mundur të ndodhë.
“Zyrtarisht nuk kemi fakte konkrete që ka ndikime publikisht. Nuk përjashtohet mundësia ndoshta në mënyrë individuale, kështu në raste të izoluara të ketë, por së paku nuk keni raste konkrete që ka ardhur dikush dhe ka denoncuar se ka qenë i ndikuar”, tha Idrizi.
Në Këshillin Gjyqësor thuhet se Kosova është një vend i vogël dhe mund të ketë ndikime të ndryshme, përfshirë edhe emërimet e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor që bëhet përmes Kuvendit të Kosovës e që mund të konsiderohen si ndërhyrje në ketë sistem.
Por, përfaqësues të organizatave joqeveritare në vend thonë se krahas problemeve në sistemin e drejtësisë, politika është ajo që ia ka marrë pavarësinë drejtësisë.
Petrit Zogaj, analist dhe drejtor ekzekutiv i organizatës “Fol”, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tha se sistemi i drejtësisë në Kosovë është shpërdorur që prej përfundimit të luftës, qoftë nga vendorët apo edhe misionet ndërkombëtare.
“Ajo çka ka ndodhur prej momentit që është shpallur pavarësia është që asnjëherë elita politike nuk e ka marrë çështjen e drejtësisë seriozisht. Elita politike duke qenë se ka qëndruar në pushtet vetëm përmes korrupsionit dhe shpërdorimit të pushtetit, një prej mënyrave qysh ka mbetur në pushtet, ka qenë shpërdorimi dhe abuzimi i sistemit të drejtësisë”, tha Zogaj.
Zogaj tha po ashtu se zyrtaret politik që kanë abuzuar me sistemin e drejtësisë me vite kanë ardhur në fazën kur edhe bëjnë shaka edhe pse janë në proces të hetimeve.
“Ata kanë arritur nivelin e abuzimit deri në atë nivel sa që publikisht ironizojnë edhe kur ata gjinden përball hetimeve, po pikërisht për shkak të ndikimit në sistemin e drejtësisë”, tha Zogaj.
Sistemi i drejtësisë së Kosovës, që prej raporteve të para të progresit të BE-së është cilësuar jo vetëm i brishtë, por edhe i korruptuar dhe aspak profesional.
Autoritetet në Prishtinë kanë përsëritur qëndrimet e tyre se duan reforma të sistemit dhe pavarësimin e tij, por asnjëherë nuk kanë arritur që të largojnë ndikimin e tyre nga drejtësia.
Visar Sutaj hulumtues nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se përgjimet të cilat janë publikuar së fundi kanë vërtetuar edhe më shumë pohimet se sistemi i drejtësisë është ndikuar nga politika.
Sutaj konsideron se deklarata e fundit publike të deputetit Grabovci tregon më së miri se sa është e fortë dhe ndikuese politika në sistemin e drejtësisë dhe sa e shohin të paprekshëm veten drejtuesit politikë.
“Gjendja aktuale nuk është e mirë. Derisa kemi politizim të drejtpërdrejtë në sistemin e drejtësisë, atëherë kjo humb edhe besimin e qytetarëve. Më se miri kjo vërtetohet me mungesën e vullnetit brenda sistemit të drejtësisë për të iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të lartë publik hetime të cilat pastaj rezultojnë në aktgjykime të prera kundër zyrtarëve të lartë të cilët akuzohen për korrupsion”, tha Sutaj.
Adem Grabovci mund të jetë njëri nga politikanët në Kosovë që ka treguar forcën e pushtetit të tij. Por, ai është shembulli se si nënçmohet sistemi dhe si drejtësinë në Kosovë e bëjnë të fortit. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Shërbyesve civilë përvoja e punës po u paguhet më pak
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A