LAJMI I FUNDIT:

Nuk është vetëm pneumonia: Hillary kishte një trajtim “sekret” mjekësor edhe në janar!

Nuk është vetëm pneumonia: Hillary kishte një trajtim “sekret” mjekësor edhe në janar!

Hillary Clinton ishte përballur me sëmundjen e sinuseve sa që ishte detyruar të bënte një operacion dhe të kishte një skanim të trurit – por kurrë nuk u tha votuesve – gjë të cilën e ka deklaruar për herë të parë të mërkurën, mjekja e saj.

Siç shkruan DailyMali, përcjell Telegrafi, të dhënat shëndetësore të kandidates demokrate u publikuan pjesërisht, pasi asaj i ka rënë të fikët gjatë një ceremonie në përkujtim të ngjarjeve të 11 Shtatorit.

“Mirëmbrëma”, tha gazetari, “fillojmë me vdekjen e Hillary Clinton”! (Video)
Lexo po ashtu “Mirëmbrëma”, tha gazetari, “fillojmë me vdekjen e Hillary Clinton”! (Video)

Por në vend se t’u jepej fund spekulimeve, së fundmi janë zbuluar detaje tjera rreth shëndetit të saj, sipas të cilave thuhet se ajo ishte në gjendje aq të rëndë sa që u desh të “përfundonte” në kirurgji.


Kjo pasi që së fundmi u zbulua se në janar ajo kishte vuajtur nga sinusiti dhe një infeksioni në vesh, sa që u desh t’i jepej antibiotikë dhe steroide.

Po sipas DailyMail, gjendja është diagnostikuar në fillim të fushatës së saj elektorale – por votuesve u ishte thënë se nuk bëhej fjalë për diçka “të madhe”.

Gjendja është detajuar nga mjekja e saj, Dr Lisa Bardack, e cila më pas thotë se ajo ka vazhduar të vuaj nga dhimbjet e veshit.

Mjeku i saj, të cilit nuk i është thënë emri, i kishte vendosur një tub myrintgotom (tub në membranën timpanike për të larguar lëngun, në mënyrë që të zvogëlohet presioni) në veshin e saj. Kjo dukej se i kishte qetësuar gjendjen, transmeton Telegrafi.

Infermierja “sekrete” e Hillary Clintonit (Foto)
Lexo po ashtu Infermierja “sekrete” e Hillary Clintonit (Foto)

Megjithatë, nuk ishte përcaktuar se kjo ishte një procedurë kirurgjike. Kjo gjë u pasua në mars nga një skanim i trurit, ka zbuluar Dr. Bardack.

“Ky skanim tregoi se nuk kishte ndonjë anomali të trurit dhe se bëhej fjalë për një sinusit kronik të butë”, shkruan Dr. Bardack.

“Simptomat u larguan dhe ajo vazhdoi pa simptoma për gjashtë muajt e ardhshëm”.

Këto “zbulime” u bën të ditura pesë ditë pasi ajo u diagnostikua me pneumoni bakteriale – një diagnozë e plotë e cila ishte zbuluar të mërkurën, po ashtu. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori