LAJMI I FUNDIT:

Pozita dhe opozita përafrojnë qëndrimet për demarkacionin?

Pozita dhe opozita përafrojnë qëndrimet për demarkacionin?

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës për Kosovën, janë mbledhur sonte në një tryezë, ku temë e bisedimeve ishte çështja e demarkimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, dhe tentimi për të gjetur një zgjidhje në lidhje me këtë çështje e cila ka bllokuar vendin.

Nënkryetari i PDK-së, Elmi Reçica tha për KosovaPress se gjatë këtij takimi ka parë një përparim, megjithatë nuk ka dashur të japë detaje të tjera, duke thënë se vetëm iniciatori i takimit Naim Rashiti është i autorizuar të flas për këtë takim.

Sipas Reçicës, janë liderët e partive politike të cilët do të vendosin se çka do të veprohet tutje.


“I autorizuar është vetëm iniciatori se kështu jemi dakorduar. Ka një përparim por ju e dini se liderët janë ata që vendosin”, tha Reçica.

Ky takim është mbajtur në praninë e përfaqësuesve të ambasadave të huaja në Kosovë si ata amerikanë e britanikë.

Takimi është realizuar me iniciativën e Naim Rashitit nga Grupi Ballkanik, i cili ishte i vetmi që u prononcua për media pas takimit.

Ndonëse ky takim nuk u zhvillua në nivel liderësh, pjesë e tij ishin nga PDK-ja Xhavit Haliti e Elmi Reçica, nga LDK-ja Arban Abrashi e Faton Avdullahu, nga VV-ja Aida Dërguti e Driton Çaushi, nga AAK-ja Muharrem Nitaj e Ardian Gjini, si dhe nga Nisma për Kosovën Jakup Krasniqi e Bilall Sherifi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë

Prishtina
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Kalo në kategori